subscribe
Rrëfehet 25 vjeçari: U ndava nga e dashura dhe tani bëj seks me striptiste, për të...

Rrefime

Rrëfehet 25 vjeçari: U ndava nga e dashura dhe tani bëj seks me striptiste, për të...

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:09
Ilustrim

Një djalë 25 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks të pambrojtur me vajza që punojnë në klub stripitzmi, për të mbuluar problemet e tij.

Djali thotë se e gjitha kishte filluar për shkak të fëmijërisë së tij dhe më pas kur është ndarë nga e dashura tre vite më parë.

Rrëfimi i tij:

Kam bërë seks në veturën time, me një vajzë që sapo kam njohur në një klub striptizmi. Nuk kam përdorur mbrojtje dhe jam shumë i palumtur me veten time.

Unë mendoj se po e përdori këtë seks për të bllokuar problemet e mia.

Kam pasur një fëmijëri jo të mirë për shkak të marrëdhënies së nënës dhe babait dhe kam vuajtur nga depresioni.

Lidhja ime e fundit ka përfunduar para tre vitesh. Unë isha 22 vjet ndërsa ajo 27. Seksi ishte i mahnitshëm por ishte i vetmi që na mbante bashkë.

Unë u zhvendosa tek ajo shumë shpejt por ne filluam të grindemi dhe përfunduam në luftë fizike.

Ne u ndamë dhe që atëherë unë bëj seks me femra të ndryshme në lokalin tim me striptiste.

Është një mënyrë për të bërë seks, pa pasur asnjë angazhim me njëri tjetrin, por unë jam shumë i palumtur me veten time.

Kam frikë se një nga vajzat që bëra seks javën e kaluar, mund të jetë shtatzënë. Kam pasur histori me këto gjëra.

Kam pasur një partnere më herët që ka ngelur shtatzënë por unë vetëm jam larguar pa i ofruar asnjë ndihmë.

Nuk e kam parë që atëherë më dhe nuk e di nëse e ka mbajtur fëmijën, andaj ndihem keq për këtë.

Nëse ajo ka mbajtur foshnjën dhe ka qenë i imi, e di se kam obligim ndaj tij. E urrej veten që kam shkuar në klube të tilla por duke dashur të zgjidh problemet, e kam bërë gjithçka më të vështirë.

Kam vendosur që të bëj një fillim të freskët dhe të shkoj në universitet si student i rritur. Tani jam 25 vjet. Ka qenë diçka që kam dashur ta bëj për një kohë të gjatë.

Së fundmi kam vendosur që të aplikoj për punë si eskortë mashkull për të fituar para ekstra, por nuk dua që kjo të ndikojë në marrëdhëniet e mia në të ardhmen.

Kam frikë të vdes i vetëm dhe bosh.

Përgjigja e psikologes:

E shoh pse je i shtyrë për ta bërë nga ideja për tu bërë eskortë por kjo vetëm do të riforcojë ndjenjat e tua për vetëbesim të ulët dhe mënyrën se si ti po i divorcin ndjenjat nga seksi.

Ti po e përdor seksin, sikur disa njerëz që përdorin pijë apo drogë, për të ndaluar dhimbjen dhe për të qenë sërish normal.

Ti je duke i shtuar vetes problemet tua.