subscribe
23-vjeçarja: Kreva marrëdhënie me një burrë për inat të të dashurit, por më ndodhi e papritura

Rrefime

23-vjeçarja: Kreva marrëdhënie me një burrë për inat të të dashurit, por më ndodhi e papritura

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:42
Ilustrim

Çfarë ndodh nëse çdo partner që keni pasur e keni tradhtuar dhe vazhdoni ta bëni edhe me partnerin aktual?!
Një dilemë e vështirë në fakt…por kjo është historia e vajzës 23-vjeçare nga Anglia. Lexoni letrën e plotë të vajzës drejtuar psikologes së “The Sun” dhe përgjigjen që ajo i jep.

Letra e vajzës

“Dola për një gotë me miqtë e mi pas një sherri që pata me të dashurin. Në lokalin që shkuam pikasa një djalosh shumë tërheqës.

Duhej të ishte pak më i ri se unë, por me një buzëqeshje që do të rrëmbente zemrën e çdo vajze. Pak minuta me vonë, pasi ia kisha ngulur sytë, ai më bëri një shenjë që t’i afrohesha dhe të flisnim.

Dolëm jashtë lokalit dhe ai më pyeti nëse doja të shkoja në apartamentin e tij. E dija se çfarë donte dhe të njëjtën gjë doja edhe unë. Shkuam në shtëpinë e tij dhe nisëm të bëjmë seks në kuzhinë, dhomën e ndenjes e më pas përfunduam në krevatin e tij. Ishte një mrekulli…

Ditën tjetër morëm një taksi të përbashkët dhe ai do të ndalonte në punë e unë më pas do të shkoja në shtëpi, por kur ai zbriti pamë një vajzë që unë e njihja nga universiteti.

“Kjo është shefja ime”, me tha. Ajo pasi na pa bashkë e kuptoi që diçka kishim dhe nuk ishim thjeshtë shokë.

Por ku qëndron problemi me vajzën?

Kur ishim në universitet ishim shoqe, por ajo nuk dilte shumë pasi studionte mjaft. Ajo ishte gjithashtu e lidhur.

Një ditë u mblodhëm gjithë shoqëria në shtëpinë e njërit prej shokëve. Bashkë me ne kishte ardhur edhe i dashuri i saj por ajo dotë vinte më vonë pasi kishte për të lexuar. Pasi kishim kthyer dy-tri gota unë dhe ai përfunduam duke bërë seks dhe kur ajo erdhi në festë na kapi bashkë. Prej asaj kohe ajo më ka ‘halë në sy’ dhe nuk më flet.

Për fatin tim të keq, tani ajo shkon në të njëjtën palestër me të dashurin tim aktual. Ai është 28-vjeç dhe është shumë i bukur. Tani që më pa me djalin që fjeta një natë, kam shumë frikë se sapo ta takojë në palestër do t’i tregojë… aq shumë më ka inat do ta bënte me gjithë qejf”.

Përgjigjja e psikologes

“Nëse ti tradhton çdo partner që ke, sigurisht që lidhjet e tua nuk do zgjasin asnjëherë.

Pas debateve që ke me partnerin, që janë shumë normale, ti nuk duhet të shkosh dhe të gjesh dikë tjetër për të nxjerrë inatin.

Në këtë rast, nëse ti mendon që ajo vajzë do t’i tregojë të dashurit tënd që e ke tradhtuar, atëherë më mirë tregoja ti e para. Të paktën tregohu e sinqertë, ndoshta ai arrin të të falë”.