subscribe
Djali rrëfen tradhtitë: Bëra seks me secilën vajzë që munda në udhëtim, por kur u ktheva tek e dashura më...

Rrefime

Djali rrëfen tradhtitë: Bëra seks me secilën vajzë që munda në udhëtim, por kur u ktheva tek e dashura më...

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Një djalë 24 vjet ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të dashurën e tij pas katër vite lidhje.

Ai ka treguar se këtë e ka bërë gjatë një udhëtimi në SHBA, duke e tradhtuar me secilën vajzë që ka pasur mundësi, por që tani kur është kthyer sërish tek ajo, po e vret vaji dhe nuk e di a t’i tregojë apo jo.

Rrëfimi i djalit:

E kam tradhtuar të dashurën time disa herë gjatë udhëtimit tim nëpër Amerikë dhe tani faji po më vret.

Jam 24 vjet dhe jam në lidhje me të dashurën time prej 4 vitesh. Ajo është 25 vjet dhe po planifikonim të jetonim bashkë sapo të gjenim një vend.

Kam pasur flirte me vajza të ndryshme kur dilja në vikende, por nuk kam bërë seks me asnjërën.

Por tripi amerikan ishte ndryshe, ndihesha i lirë të bëja çfarë të doja dhe e bëra.

Rruga ime më dërgoi tek femra të ndryshme me të cilat e tradhtova të dashurën, sapo pata mundësinë. Ato të gjitha e donin aksentin tin dhe ishte e lehtë të kisha vëmendjen e tyre.

E para ishte një vajzë në një zyre për turistë. Unë hyra të pyesja për disa informata dhe filluam të flisnim e të flirtonim. Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe kur shkuam, unë e dija se seksi ishte në karta, nëse unë e doja. Dhe nuk gabova, ajo ishte e egër në shtrat.

Për shkak se ishte shumë e lehtë, provova të njëjtën teknikë. Dhe funksionoi. Unë bëra seks në plazh, në motel, në një bodrum të një supermarketi. E shfrytëzova çdo mundësi që më erdhi, madje përdora edhe një aplikacion për takime.

Nuk pata ndjenja për asnjërën nga to. Ishte vetëm fizike, pasi ato ishin atraktive dhe u tërhoqa nga to. Por tani që jam kthyer në shtëpi, gjithçka duket ndryshe.

Me të fejuarën time në krahë unë e ndjej fajin. Nuk jam i sigurt nëse duhet të jem i ndershëm me të dhe t’i tregoj se çfarë kam bërë gjatë këtij udhëtimi.

E di se sa më shumë që kalon koha dhe që nuk i tregoj, faji do të shtohet edhe më shumë për tradhtitë që kam bërë.

Përgjigja e psikologes:

Kjo është të jesh i ndershëm me veten tënde, jo vetëm me të dashurën.

Mendo si të jetë gjendja pasi t’i tregosh asaj. Ti ndoshta do të ndihesh më mirë, por ajo do të shkatërrohet.

Ajo ndoshta nuk do të të braktisë, por nuk do të të besojë më në të njëjtën mënyrë.

Do të ishte më pozitive nëse do ta bëjë të qartë në mendjen tënde që të mos tradhtosh më kurrë. Dhe ta mbash atë premtim. Në vend që të tradhtosh, përdore atë energji për lidhjen tënde, që ta bësh sa më të mirë.