subscribe
“Kryej marrëdhënie intime me shoqen e ngushtë, por situata doli jashtë kontrollit pas këtij veprimi”

Rrefime

“Kryej marrëdhënie intime me shoqen e ngushtë, por situata doli jashtë kontrollit pas këtij veprimi”

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:54
Ilustrim

“Kam filluar të bëj seks me shoqen time të ngushtë por kemi rënë dakord që do të jemi thjeshtë shokë me përfitime”… Kështu nis letra e një djali dërguar në rubrikën e psikologes së “The Sun”.

Ai ka rrëfyer se pas ndarjes nga e dashura u hodh në krahët e shoqes së tij por tani gjërat kanë ndryshuar dhe ndodhet përballë një dileme… a duhet ta vazhdojë këtë lloj lidhjeje apo duhet t’i kërkojë shoqes që të bëhen një çift normal?!

Lexoni historinë dhe përgjigjen që psikologia i kthen.

Letra e djalit

“U ndava nga e dashura me të cilën kisha rreth një vit lidhje pasi ramë dakord të dy se nuk kishim më çfarë t’i ofronim njëri-tjetrit dhe tani kam nisur një histori me shoqen e ngushtë.

Unë tani jam 24 vjeç dhe në të njëjtën moshë është shoqja ime, por kur ishim 19 vjeç ajo më kërkoi që të bënim seks bashkë sepse donte që ta humbte virgjërinë me një person që i besonte. Pasi bëmë një herë seks ne mbetëm shokë dhe vazhduam lidhje me persona të tjera.

Por tani, vetëm pak javë pasi isha ndarë, e ritakova sërish dhe më tha se edhe ajo ishte ndarë. Në bisedë e sipër ajo më kujtoi rastin kur kishim bërë seks duke më thënë që ishte diçka e bukur që kishte përjetuar. I propozova ta ribënim por duke mbetur miq, ose më saktë miq me përfitime, dhe ajo pranoi.

Tani kemi disa muaj që takohemi dhe bëjmë seks dhe çdo gjë shkon për mrekulli, por unë kam filluar të mendoj se ndoshta do të ishim edhe më mirë nëse do të ishim një çift normal dhe jo vetëm me përfitim seksin.

Kam frikë t’ia them se ndoshta ajo nuk do ta dojë këtë gjë dhe mund të mërzitet. Si mendoni, a duhet t’ia tregoj këtë ndjenjë dhe mendim të ri?”

Përgjigjja e psikologes

“Një lidhje normale ka shumë më tepër përfitime se një lidhje vetëm për seks. Nëse mendon se mund të jesh në gjendje për ta mbajtur një lidhje normale, mirë është që t’ia shprehësh edhe asaj.

Nëse ajo nuk e dëshiron një gjë të tillë atëherë mirë do ishte që t’i ndërprisje raportet me të, por nëse edhe ajo mendon se mund të jeni një çift i mirë atëherë ia vlen ta provoni.

Por mos harro… duhet t’i premtoni njëri-tjetrit që do të jeni vërtetë një çift normal dhe nuk do të keni raporte seksuale me persona të tjerë. Vetëm kështu mund të funksionojë”.