subscribe
Shokon 36 vjeçari: E dua të fejuarën dhe së shpejti bëhem baba, por kolegia e punës...

Rrefime

Shokon 36 vjeçari: E dua të fejuarën dhe së shpejti bëhem baba, por kolegia e punës...

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 21:37
Ilustrim

Një burrë 26 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se do të bëhet baba i një vajze, pasi e fejuara është shtatzënë, por që nuk e do këtë dhe ka filluar aferën me një kolege të punës.

Ai thotë se nuk e di çka të bëjë edhe pse thotë se e do të fejuarën por mendon se ka bërë gabim që është fejuar me të.

Rrëfimi i plotë i tij:

Bëj seks të mahnitshëm me kolegen nga puna dhe jeta ime do të ishte më e mirë nëse nuk do të isha i fejuar dhe në pritje të një vajze me të fejuarën.

Jam 36 vjet ndërsa e fejuara ime është 24 vjet. Mos më keqkuptoni, ajo është një vajzë shumë e mirë.

Ajo është shumë e dashur dhe e kujdesshme dhe të martohem me të kam menduar se do të jetë argëtuese.

Ndihesha me fat të kisha një vajzë të ëmbël dhe seksi që më donte.

Isha i lumtur në fillim kur ajo më tha se po priste fëmijë. Por pas disa kohe u ndjeva i dobët që të bëhesha baba.

Është një grua në punë që unë e njoh për vite. Ajo është 34 vjet dhe punon në departamentin e IT-së, ndërsa unë në atë të financave.

Ne gjithmonë kemi kaluar mirë, si kolegë dhe miq. Një natë e ftova për kafe atë pas punës, pasi nuk doja të shkoja në shtëpi.

I tregova se jeta ime kishte dalë nga kontrolli dhe se nuk isha gati të bëhesha prind. Ajo qeshi dhe më bëri edhe mua të qesh.

Ne pimë dhe më pas unë shkova në banesën e saj, ku bëra seksin më të mirë në jetë.

Ngadalë kjo është bërë një gjë e rregullt. I kam treguar të fejuarës që të enjtet janë bërë për mua që të dal dhe kështu ajo më jep hapësirë.

Dhe ajo nuk kërkon asnjë shpjegim kur unë vij në mesnatë në shtëpi.

Në fillim, unë e takoja kolegen time vetëm për seks.

Por ndjenjat e mia janë rritur sa më afër që të jetë data e lindjes së vajzës.

Unë jam pothuajse në të njëjtën moshë me kolegen dhe ndihem se kam gjëra më të përbashkëta me të se me vajzën me të cilën dua të martohem.

Sikur të mund të ktheja orën që të mos fejohesha. E dua të fejuarën time por me të kam bërë gabimin më të madh në jetë.

Nëse mund të kisha dy gra, ndoshta kjo do të ishte zgjidhje për mua.

Përgjigja e psikologes:

Do ta zgjidhte vërtetë? Ti së shpejti do të bëhesh baba dhe kjo po të shkakton më së shumti dilema.

Duket sikur afera jote e re është një vend i ngrohtë për tu fshehur. E dashura e re të tërheq nga mendimet e jetës reale dhe kështu mendon se mund të jesh kur të duash me kë të duash.

Është koha të rritesh. Askush nuk të ka detyruar të fejohesh dhe jam e sigurt që e di si bëhen bebet.  

Ti do të kesh një vajzë që do të jetë gjaku yt. Shpresoj që kur kjo të ndodh ti të jesh i gatshëm që të marrësh përgjegjësinë dhe të jesh plotësisht i përfshirë.

Lëre të dashurën dhe jepe më të mirën në shtëpi.