subscribe
Rrëfehet 21 vjeçarja: Fillova seks vetëm për argëtim me shefin tim, por tani...

Rrefime

Rrëfehet 21 vjeçarja: Fillova seks vetëm për argëtim me shefin tim, por tani...

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 17:04
Ilustrim

Një vajzë 21 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se prej tre muajsh bën seks me shefin e saj 30 vjeçar, me të cilin është pajtuar që në fillim që të bëjnë vetëm seks për argëtim dhe asgjë më shumë.

Por, tani vajza thotë se është dashuruar në të, mirëpo ai ngacmon edhe vajzat tjera në praninë e saj.

Rrëfimi i saj:

Kur ne filluam të flinim bashkë, unë dhe shefi im u pajtuam që do të jetë vetëm seks.

Por tani unë jam xheloze kur e shoh atë duke flirtuar me vajzat e tjera në praninë time.

Unë jam 21 vjet. Ai është 30, i gjatë, zeshkan dhe me një pamje të bukur.

Ai filloi të flirtonte me mua sapo unë fillova punën.

Në fillim, unë e injorova por një ditë ai më ftoi për kafe pas pune dhe ishte e qartë se ai më fantazonte. Unë nuk mund ta refuzoj.

Ai më dërgoi mua në shtëpi me veturën e tij sportive, por u ndalëm rrugës për tu puthur dhe ishte e mahnitshme. Më çmendi.

Që nga ajo natë ne kemi shkuar në hotel ose në apartamentin e tij dhe kemi bërë seks të mahnitshëm.

Askush në punë nuk e ka idenë se çfarë po ndodh.

Ne të dy jemi beqarë por unë u pajtova në fillim kur ai tha që do të bëjmë vetëm seks për argëtim.

Kanë kaluar tre muaj që kur kemi filluar këtë dhe tani ndjenjat e mia për të po rriten. Unë mendoj për të 24/7.

Ai është flirtues dhe kam kuptuar që ai i trajton edhe vajzat tjera njësoj si mua.

Duket sikur ai flirton me mua në praninë time që të ketë reagimin tim.

Provoj të mos i shkruaj atij gjithë kohën por në mbrëmje nuk mund të mos e bëj.

Kam filluar të ndihem sikur po i bëj presion pasi ai nuk mi kthen mesazhet edhe pse kur më sheh, çmendet pas meje.

Ndihem sikur jam në lojë dhe më nuk i di më rregullat.

Nuk mund ta kthej kokën përreth kur jam me të. A duhet t’i tregoj atij se si ndihem vërtetë dhe të shoh nëse kjo bën ndonjë ndryshim? Intuita më thotë që të mos rri e qetë.

Përgjigja e psikologes:

Alarmet duhet të bien. Të lutem përfundoje këtë përpara se të përfundosh e lënduar.

Thuaj se që nga tani do të keni vetëm marrëdhënie për punë.

Ti je pajtuar vetëm për seks dhe kam frikë se kjo është gjithë çka ai do. Ti ndihesh sikur je në lojë dhe në fakt je e ai i bën të gjitha rregullat.

Ai është shefi dhe po e përdor pozitën e tij që të fus ty në lidhje dhe të mos e bëjë atë aspak serioze.

Flirti në praninë tënde me vajza tjera është për të të lënduar. Beso në intuitën tënde dhe mos e bëj më keq duke i treguar atij se ti je dashuruar në të , pasi nuk do të ndryshojë asgjë.

Shiko të gjesh dikë që është i ndershëm dhe që të do edhe ai ty.