subscribe
Rrëfehet burri i martuar: E tradhtova gruan me kolegen por tani një 21 vjeçare po më...

Rrefime

Rrëfehet burri i martuar: E tradhtova gruan me kolegen por tani një 21 vjeçare po më...

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një burrë 43 vjeçar, baba i një djali, ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar gruan e tij me një kolege të punës, e më pas janë ndarë pasi ajo i ka gjetur mesazhet.

Tani burri thotë se është në lidhje me një grua të martuar, por që ka filluar të flirtojë dhe me një vajzë 21 vjeçare.

Rrëfimi i tij i plotë:

Bëj seks rregullisht me një grua që është e martuar, si unë.

Por kam njohur dhe një vajzë që është e re sa gjysma e viteve të mia.

A do të jetë problem diferenca në moshë?

Jeta ime sekrete filloi dy vite më parë kur një kolege e punës në të tridhjetat më kërkoi që të kishim një aferë.

Doja të thosha po por i thashë se nuk mundem pasi jam i martuar.

Më pas ajo më tha se mund ta shikoja atë ta kënaqte veten.

U pajtova me këtë dhe një natë pas punës ne shkuam në shtëpinë e saj. Ishte ndezja më e mahnitshme.

Unë jam 43 vjet dhe jeta ime seksuale thuajse u shua kur gruaja ime më në fund arriti ta lindë një djalë pas disa vitesh trajtim.

Tani djali është 4 vjet dhe një djalosh brilant por nuk ka pasion në shtëpi. Gruaja ime thjesht nuk është e interesuar.

Ajo u bë keq kur i pa mesazhet në mes meje dhe koleges sime dhe kështu i dhashë fund kësaj. Por ishte dhe fundi i martesës sime.

Ne u ndamë vitin e kaluar edhe pse ende nuk kemi vendosur për divorc.

Tani jam duke dalë me një grua të martuar që është 38 vjet. Ne u njohëm në fitnes dhe filluam të flisnim.

Dolëm për pije dhe më pas e mora për të shikuar një film.

Ajo më tha se nuk i pëlqente të shkonte vetë për të shikuar filma, ndërsa burri i saj nuk ishte i interesuar.

Më vonë ne shkuam në shtëpinë time dhe bëmë seks. Kjo u bë një gjë e rregullt.

Seksi është i mrekullueshëm por unë tashmë kam filluar të flirtoj me një femër tjetër 21 vjeçare e cila punon në barin prapa klubit tonë.

Ajo thotë se i pëlqej shumë dhe mua më pëlqen ajo.

Unë ja dhashë asaj numrin tim dhe filluam të shkruajmë çdo ditë. Deri tani vetëm e kam puthur.

Ndihem shumë mirë me të por kam frikë që të përfshihem seksualisht me të për shkak të diferencës në moshë.

Përgjigja e psikologes:

Dhe në ndërkohë, çfarë po bën djali yt i vogël?

Disa vite për trajtim të fertilitetit mund ta kenë larguar dëshirën për seks tek gruaja jote përpara se të sjellë në jetë djalin.

Flirti me vajzën 21 vjeçare mund të nënkuptojë se ti po përdorësh nga kolegët në punë.

Mos shko aty më dhe përfundoje lidhjen me gruan e martuar. Bisedo me gruan tënde. Thuaj se dëshiron ta provoni sërish, të paktën për shkak të djalit, pasi ai ka nevojë për babain e tij.

Por kuptoje se e ke lënduar atë dhe ke nevojë për kohë që ta kesh besimin e saj.