subscribe
Shokon gruaja: Pas 15 vitesh martesë se burri im ka katër fëmijë me një grua tjetër dhe tani...

Rrefime

Shokon gruaja: Pas 15 vitesh martesë se burri im ka katër fëmijë me një grua tjetër dhe tani...

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 11:47
Ilustrim

Një grua 46 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se pas 15 vitesh martesë ka zbuluar se burri i saj ka 4 fëmijë me një grua tjetër.

Gruaja është shokuar kur ka kuptuar këtë dhe thotë se nuk e di çka të bëjë pasi ka një djalë me të dhe e do ende burrin, i cili thotë se takohet vetëm me fëmijët dhe se ka përfunduar aferën me atë grua.

Rrëfimi i plotë i saj:

Sapo kam zbuluar se burri im ka qenë duke bërë një jetë të dyfishtë për 15 vite, duke qenë baba i 4 fëmijëve dhe me një grua tjetër gjatë gjithë kohës.

Ka qenë një shok i madh për mua, pasi mendoja se ishim mirë. Unë kam qenë 31 ndërsa ai 33 vjet kur jemi martuar në një dasmë përrallore në Bahamas. Ne kemi një djalë që është 12 vjet.

Do të them që kemi qenë shumë të lumtur për vite. Jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mirë dhe nuk kam menduar se do të ketë arsye të shikojë për seks diku tjetër.

Më e keqja është se ajo duket se e ka ditur për mua dhe djalin tonë. Në anën tjetër, unë nuk kam pasur ide që ajo ekziston, derisa e zbulova përmes një email-i që burri e la hapur dhe doli.

Ai nuk kishte një përgjigje për të ma dhënë kur e pyeta, andaj e pyeta edhe më shumë që ta kuptoja të vërtetën.

Nuk mund tu besoja veshëve. Ai më ka tradhtuar mua gjatë gjithë martesës sonë. Ndihesha si një e marrë që i kam besuar atij.

Ai ka punuar më shumë jashtë vendit dhe unë mezi kam pritur që ai të kthehet në shtëpi. Si kam mundur të trajtohem si një lodër?

I kam thënë se ai duhet ta lërë atë apo mua dhe djalin.

Ai më ka thënë se e ka përfunduar aferën e tij me atë por është i sigurt që ajo do t’ia ndalojë t’i shohë fëmijët. Brengosem për fëmijët pasi ata janë të pafajshëm në gjithë këtë.

Ai është zhvendosur në shtëpinë e një shoku dhe më mungon. E dua atë në shtëpi. Më pas diçka ma kujton gjithë këtë dhe e humbas mendjen.

Ai thotë se fle në dhoma të ndara me atë kur i viziton fëmijët dhe këtë e bën për shkak të sigurisë së fëmijëve.

Jam shumë e hutuar dhe e mërzitur. Unë nuk mundem thjesht të vazhdoj pasi duhet ta shoh atë për shkak të djalit por edhe e dua ende.

Përgjigja e psikologes:

Ti dhe burri yt keni shumë për të biseduar. Nëse ai dëshiron të kthehet duhet të punojë që ta kthejë sërish besimin tek ti.

Dhe nëse ti dëshiron që ai të kthehet ti duhet të jesh e aftë të besosh se ai është i ndershëm me ty dhe se më nuk bën jetë të dyfishtë.

Për këtë ke nevojë edhe të konsultohesh me një këshilltar martesash.

Në një anë ti ende e do atë e në anën tjetër duhet ta shohësh për shkak të djalit, por kjo nuk funksionon.

Ka shumë pyetje që duhet përgjigjur. Ai është dashur ta dijë se një ditë e gjitha do të dalë në shesh dhe do të zbulohet se ai nuk është njeriu që pretendon se është.