subscribe
“Ma mori dorën dhe e futi poshtë pantallonave”, historia tronditëse e 18-vjeçares shqiptare: Si më ngacmonte kushëriri

Rrefime

“Ma mori dorën dhe e futi poshtë pantallonave”, historia tronditëse e 18-vjeçares shqiptare: Si më ngacmonte kushëriri

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Një 18-vjeçare nga Shkodra ka rrëfyer historinë e saj tronditëse për “Joq” duke treguar se si e ka ndjekur “mallkimi” që nga mosha 8-vjeçare, kur u bë pjesë e një ngacmimi seksual nga kushëriri i saj.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq dhe ai do të vazhdonte abuzimet ndaj saj dhe kjo nuk është më e keqja.

Vajza rrëfen se si djali i xhaxhait e ngacmonte dhe ajo ndihej e pafuqishme për të reaguar.

Më poshtë rrëfimi i saj tronditës:

Përshëndetje JOQ. Jeta ime ka qenë një makth. Po lexoj çdo ditë për incestin dhe mua më ka ndodhur. Dua të dal direkt në temë. Kur isha vetëm 8-vjeçe kushëriri im më ka ngacmuar seksualisht në fakt, nuk e dija çfarrë po më bënte. Më puthi dhe më zhveshi, duke më prekur të gjithë trupin dhe e la me aq. Në fakt nuk e mbaj mend mirë se isha e vogël. Në moshën 16-vjeçare isha duke fjetur afër çunit të xhajes dhe isha në gjumë. Më kishte marrë dorën time edhe e kishte futur poshtë pantallonave të tij duke përkëdhelur pe****in e tij. Bëja sikur isha e fjetun dhe e heq dorën, prap e merrte dhe vazhdonte. Si nuk i vinte turp dhe ishte 25-vjeç. Pastaj u largova nga krevati pa fol fare as nuk e diskutova, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Këto gjëra nuk po kanë fund, pasi kushëriri tjetër më kapi e më puthi me zor para një viti. Qajta dhe urreja veten time, nuk e shmangia se ishte më i fortë se unë. Edhe e dini se çfarë? Ma ka kërkuar troç një natë. Me tha do të blej makinë. Nuk arrij të kuptoj, pse ka kaq shumë psikopata o Zot! Ka femra plot dhe arrijnë të ngacmojnë kushërirat e tyre. Kurr nuk kam bërë asnjë sjellje provokuese se ndoshta mendoni që po. Tani kam mësuar vetëm diçka: Që besa i zihet vetëm familjes tëndë.