subscribe
“Kunati më futej i zhveshur në shtrat”, 25-vjeçarja: Dy vajzat e mia ishin prezente, edhe vjehrri më prekte…

Rrefime

“Kunati më futej i zhveshur në shtrat”, 25-vjeçarja: Dy vajzat e mia ishin prezente, edhe vjehrri më prekte…

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:49

Në studion e emisionit “Fol me psikologen” është trajtuar rasti i një nëne të re e cila është ngacmuar seksualisht për disa vite nga vjehrri dhe kunati.

25-vjeçarja është larguar nga banesa, ka marrë një urdhër mbrojtje dhe nuk dëshiron të ketë më asnjë raport me bashkëshortin i cili nuk ka arritur dot të mbrojë atë dhe 2 vajzat e mitura.

Vogëlushet kanë qenë prezente në skena të tilla ku nëna ngacmohej me fjalë dhe prekje fizike nga gjyshi i tyre, por ato kanë qenë dëshmitare edhe kur xhaxhai i tyre i futej nënës plotësisht i zhveshur në shtrat. 

Aktualisht ajo është strehuar tek disa të afërm dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ka telefonuar psikologen Ervisa Lula. Autorja e programit Lula ka ndarë detaje të kësaj bisede në studio të cilat janë vërtet tronditëse.

Së bashku me psikologen e ftuar Almeida Xhaferin kanë analizuar situatën në të cilën kjo grua ndodhet dhe 2 vajzat e saj të mitura që janë të traumatizuara për shkak të skenave që kanë parë. Më pas ato kanë folur për ngacmimet seksuale në punë, duke theksuar pasojat e rënda që kanë këto sjellje denigruese për figurën e individit që bie pre e tyre.

Në emision janë trajtuar edhe denoncimet e bëra prej studentëve të cilët thonë se profesorët në universitete kërkojnë favore seksuale në këmbim të notës, një fakt shumë i rëndë ky i bërë tashmë publik edhe me emra konkret profesorësh.

Komentet
comments powered by Disqus