subscribe
Rrëfehet 22 vjeçari: E tradhtova të dashurën dhe miqtë mu larguan, u bashkova me të dashurën por atë që ma bëri ajo...

Rrefime

Rrëfehet 22 vjeçari: E tradhtova të dashurën dhe miqtë mu larguan, u bashkova me të dashurën por atë që ma bëri ajo...

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 11:29
Ilustrim

Një djalë 22 vjet ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar të dashurën e tij dhe shokët e kanë larguar nga grupi.

Ai thotë se është kthyer sërish me vajzën për një shans të dytë, por që ajo e ka tradhtuar me një djalë tjetër dhe tani ai është zemërthyer.

Rrëfimi i tij i plotë:

Unë dhe ish e dashura përfunduam në shtrat sërish, pasi u takuam në fitnes.

Jeta jonë seksuale ka qenë gjithmonë e mrekullueshme dhe ishte më shumë se kurrë.

Ne vendosëm që t’i jepnim lidhjes tonë edhe një shans. Ishte çmenduri kur unë e putha një femër tjetër por këtë herë isha shumë i kujdesshëm dhe doja që ajo të më besonte vërtetë. Këtë herë ajo më tradhtoi mua.

Unë jam 22 vjet, ajo 21 dhe i kemi të gjitha gjërat e përbashkëta, video-lojërat, shout televiziv dhe filmat.

Problemi jonë i parë filloi kur ne ishim në një klub nate dhe ajo donte të largohej nga aty më herët se unë, kështu që ajo u kthye në banesë e vetme. Ndërsa unë u ktheva në shtëpi me një vajzë tjetër dhe ne u puthëm.

E dashura ime u çmend kur e kuptoi në mëngjes. Ne u grindëm për tre ditë radhazi para se të ndaheshim. Ajo filloi lidhje me njëri prej shokëve të mi dhe ata më larguan nga grupi që ishim.

Ata u ndanë pas dy muajsh dhe ne u takuam sërish në fitnes. Kjo na dërgoi tek një seks i nxehtë, i ëmbël dhe i mahnitshëm. Vendosëm që t’i jepnim edhe një shans lidhjes por këtë herë në sekret, pasi ajo nuk donte t’ia kthente me mashtrim shokut tim.

Gjithçka po shkonte mirë kur bleva bileta për një film të ri dhe ajo u kënaq. Së pari ajo shkoi tek një shoqe, por ne ramë dakord të takoheshim në kinema më vonë.

Ajo nuk u shfaq dhe nuk u përgjigj në telefon. Por në kohën që shkova në shtëpi isha i brengosur dhe i nervozuar. Ajo duket se kishte shkuar në një ndejë.

Që nga atëherë telefoni i saj bie vazhdimisht dhe unë u bëra dyshues për të. E kontrollova Facebook-un e saj dhe e pashë se ajo po shkruante me një djalë të ri dhe dihej qartë se ata tashmë ishin në lidhje.

Në fillim e mohoi por më pas e pranoi. Çka më lëndoi më shumë është se ajo kishte qenë me të kur unë isha në kinema duke e pritur atë.

Ka një javë që e ka njohur dhe ka shkuar në shtrat me të. Jam zemërthyer.

Ndihem shumë keq. Nuk kam miq sepse ata më kanë larguar nga grupi. Më ka pëlqyer që të shkoj në fitnes por tani nuk kam motiv ta bëj këtë.

Përgjigja e psikologes:

Ndoshta e dashura e jote nuk e ka rimarrë besimin tek ti, por më mirë që e ke zbuluar më herët se nuk mund t’i besosh asaj.

Natyrisht që është shumë e rëndë tani, të humbësh dikë që ke ndjenja për të.

Por si ndihesh ti për veten, ndikon edhe si sillen të tjerët me ty.

Sepse ti ndihesh shumë keq dhe ashtu të trajtojnë edhe shokët dhe ti ke vetëm mendime të këqija. Provo të ndërtosh ura.

Shko përsëri në palestër, do të të ndihmojë të ndihesh më mirë dhe do t’i përmirësojë emocionet.

Gjej interesa të reja. Provo të jesh i lumtur si beqar, derisa të gjesh vajzën e duhur.