subscribe
Shokon 23-vjeçarja: Jam e fejuar, por seksi me burrin tjetër 45-vjeçar po më çmend...

Rrefime

Shokon 23-vjeçarja: Jam e fejuar, por seksi me burrin tjetër 45-vjeçar po më çmend...

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një femër 23-vjeçare, ka rrëfyer për “The Sun” për seksin e çmendur, me një burrë të martuar. Ajo ka thënë se jeta dashurore me të fejuarin e saj po ecën drejt greminës, derisa dashnori po i jep asaj gjithçka çka ka dashur nga jeta.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Unë kam një të fejuar, por jam duke pasur seks të çmendur me një mashkull gati dyfish më i vjetër se unë… dhe nuk ndihem aspak fajtore.

Unë jam 23-vjeçare, ndërsa i fejuari im është 26-vjeçar.

Ne jemi së bashku qe tre vjet dhe kemi një vajzë njëvjeçare.

Mirëpo, marrëdhënia jonë po shkon drejt greminës. Ne jemi më shumë si miq se sa si të fejuar.

Unë punoj më orar të gjatë, por i jap atij shenja për t’i treguar se ende e dua.

I shkruaj atij gjatë ditës por nuk marr përgjigje. Unë i them, "Unë të dua". Ai përgjigjet: "Edhe ty". Por, kjo nuk më kënaq.

Kur bëjmë marrëdhënie seksuale, është pothuajse një rast i "Kënaqe veten", sepse nuk më kthen asnjë puthje apo përqafim.

Ne kurrë nuk dalim. Nëse unë sugjeroj diçka, ai refuzon.

Unë punoj në gazetën e babait tim dhe marr vajzën time me mua në punë. Një djalë i shpërndan gazetat tona.

Ai është i bukur dhe i martuar dhe është 45-vjeçar.

Ai erdhi disa muaj më parë tek ne dhe unë po diskutoja me disa adoleshentë, të cilët donin të hynin në zyre pa na i treguar ID. Unë po argumentoja me ta dhe ai u tha atyre që të mos më kërcënonin dhe t'i tregonin ato.

Ata u frikësuan dhe unë u trondita. Ai pastaj më bëri një çaj dhe më dha një përqafim.

Ai tërhoqi mjekrën time drejt tij dhe më puthi lotët e mi e pastaj më puthi në gojë. Ndjenjë e mrekullueshme.

Ai më ftoi në banesën e tij atë natë pasi gruaja e tij ishte larg shtëpisë. I thashë të fejuarit tim se po vizitoja një shoqe dhe u morëm vesh që ai kujdesej për vajzën tonë të vogël.

Filluam të putheshim aq shpejtë në derë dhe më pas bëmë seks të çmendur.

Ai ishte një mashkull që më dha gjithë vëmendjen dhe seksi me të ishte I mrekullueshëm. Unë kurrë nuk kasha përjetuar seks të tillë.

Tani e shoh këtë burrë rregullisht dhe më jep gjithçka që kam dashur ndonjëherë në një marrëdhënie.

Ai është i pasionuar për jetën dhe për mua. Unë mendoj se e dua atë.

Unë duhet të martohem me të fejuarin tim, por nuk jam e ngazëllyer, jam e frikësuar.

Ky njeri më ka bërë të shoh se çfarë mund të jetë jeta me dikë që me të vërtetë më bën të ndihem e vlerësuar.

Përgjigjja e psikologes:

Epo, sigurisht që nuk duhet të martohesh me të fejuarin tënd derisa gjërat qëndrojnë kështu.

Jeta juaj dashurore po shkon drejt greminës e pakënaqësisë, kështu që kjo do të ishte e dëmshme edhe për vajzën tuaj.

Dashnori yt të ka treguar se çfarë mund t ëjetë jeta, por kjo është një marrëdhënie vdekjeprurëse. Ai është i martuar, kështu që lidhja me të nuk të çon askund.

Vlerësoje veten. Thuaji dashnorit se kjo lidhje po e  ndërlikon jetën tuaj, kështu që përfundojeni atë.

Tregojuni të fejuarit tuaj që ju nevojiten ndryshime të mëdha në marrëdhënien tuaj nëse doni të ecni përpara me dasmën tuaj.

E-fletëpalosja ime “ Lidhja juaj MoT”, mund t'ju ndihmojë të përballoni këtë së bashku - dhe ndoshta si të keni seks më të mirë.