subscribe
Shokon 23 vjeçari: E gjeta të dashurën në shtrat me një tjetër, por ajo që më bëri ai...

Rrefime

Shokon 23 vjeçari: E gjeta të dashurën në shtrat me një tjetër, por ajo që më bëri ai...

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:31
Ilustrim

Një djalë 23 vjeçar ka rrëfyer për The Sun historinë shokuese që i ka ndodhur me të dashurën e tij, që thotë se e do shumë.

Djali, që është në lidhje me një vajzë 24 vjeçare, ka treguar se një ditë është kthyer më herët në shtëpi nga puna dhe e ka gjetur të dashurën e tij në shtrat me një mashkull tjetër.

Ai thotë se e ka hedhur shkallëve atë, ndërsa djali që ka qenë në shtrat me të, e ka amrrë një thikë dhe i ka shkaktuar plagë në duar djalit.

Lexojeni rrëfimin e tij të plotë:

E zura të dashurën time në shtrat me një mashkull tjetër, ndërsa ai mori një thikë nga kuzhina dhe më preu duart.

E dashura ime është 24 vjet ndërsa unë jam 23. Ajo gjithmonë shikonte djemtë e tjerë dhe mendonte se ishte qesharake, sidomos kur unë përballesha me të dhe e kërcënoja se do të largohesha.

Ajo më lutej që të qëndroja me të. Dola nga puna ma herët një të premte muajin e kaluar dhe e zura atë në shtrat me një mashkull tjetër i bërtita dhe e hodha shkallëve.

Ai mendoi se unë do ta rrihja edhe atë, andaj mori një thikë dhe më preu në duar, për çka u desh të shkoja në spital dhe të bëja qepjen e nevojshme.

Ajo insistonte se ata nuk po bënin asgjë, por të dy ishin në të brendshme.

Që nga atëherë ne u ndamë por ajo do që ne sërish të kthehemi bashkë. Nuk e di çfarë të bëj pasi unë ende e dua atë.

Përgjigja e psikologes:

Kjo nuk është hera e parë që ajo të lë ty kështu. Ajo është një flirtuese seriale dhe tani të ka tradhtuar, duke qenë në shtrat me një tjetër.

Pak flirt do të duhej t’ia falje por me këtë që ka bërë, nuk mund të mbijetojë një lidhje.

Ajo është e keqe dhe ti meriton më mirë.