subscribe
Rrëfimi i burrit nga Peja: Gruaja më tradhtoi dhe keqpërdori paratë që zvicerani na i dërgonte për 4 fëmijët

Rrefime

Rrëfimi i burrit nga Peja: Gruaja më tradhtoi dhe keqpërdori paratë që zvicerani na i dërgonte për 4 fëmijët

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:56

Qysh në vitet e para luftës në vitin 1995 kur unë isha në Zvicër u njoha me këtë person, i cili quhet Stefan Burtolf, i cili më ka ndihmuar si në Zvicër e po ashtu edhe pas kthimit tim në Kosove që nga mbarimi i luftës, kur jam kthyer e gjerë më datën 5 korrik të vitit 2018. Ndihma ka qenë kryesisht me para. Këtë e ka bërë duke e parë situatën dhe krizën ekonomike në Kosovë. Me këto para kam rritur fëmijët dhe dua të them se nuk na ka munguar asgjë kurrë në shtëpinë tonë, ku plot 19 vite pasi u ktheva nga Zvicra ai u kujdes për shtëpinë tonë dhe familjen tonë.

Por, në kohën e fundit ish bashkëshortja e ime u tërbua nga sefaja dhe filloi të keqpërdorë paranë që ne e kishim, duke dalë e duke shëtitur e duke pasur afera madje edhe me burra të martuar. Ajo keqpërdori paranë. Këtë e vërejta pas një kohe kur e kapa me një burrë të martuar, me të cilin kishte qenë në lidhje sekrete plot 9 muaj. Këtij personi  nuk ia vlen t`ia përmendi as emrin, pasi për mua është i pavlerë.  
Nuk ka vlerë një burrë i cili duke qenë i martuar shkon me një grua të martuar, me një nënë të 4 fëmijëve edhe pse në një formë fajtore është edhe ish bashkëshortja, sepse pa dashjen e saj as kush s`mundet të bëj asgjë.
Pasi që ajo e as ai nuk pranonin që kishin ndonjë lidhje mes vete, unë vendosa ta përciellja dhe ja dokumentova me fakte dhe dëshmi dhe aty përfundoj çdo gje.
Kur mbaroi çdo gjë ajo më nuk ishte përfituese e parave të cilat i merrnim nga Zvicerani.
Ajo me kërcënoi disa herë se do i ndalte paratë, i thash ndali paratë po ti po i lë fëmijët tu pa bukë dhe fëmijëve po ju bën keq. Dhe më në fund e telefonoi atë zviceranin duke i thënë se ne nuk kemi nevojë për të na sjellë më para se burri  im ka shitur tokën dhe ka dalë në Francë dhe s`ka nevojë më për para. Por, pas gjithë kësaj ngjarje aq të rëndë, unë dua të falënderoj një mijë herë zotrinë STEFAN BURTOLF për të gjitha që i bëri për mua dhe familjen time. Do jem mirënjohës për gjithë jetën me nderime dhe respekt SH. N     

Komentet
comments powered by Disqus