subscribe
"Seksi me një femër të re më kushtoj shtrenjtë, ajo më përdori për para"

Rrefime

"Seksi me një femër të re më kushtoj shtrenjtë, ajo më përdori për para"

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 11:07
Ilustrim

E njoha një vajzë 26 vjeqare derisa unë jam 47 vjeqar. Ajo është e bukur, simpatike dhe shoqërimi me të është i mrekullushëm. Ne gjithmonë takohemi në hotel dhe seksi me të është i mrekullushëm. Por tani, më duket se ajo më ka shfrytëzuar vetëm për para.

E dashura psikologe: Vitin e kaluar fillova ta takoj një femër të bukur. Patëm seks të mrekullushëm dhe përfundimisht filluam një marrëdhënie të duhur.

Por tani ajo po injoron mesazhet dhe thirrjet e mija dhe unë duke menduar për të 24/7 më duket sikur jam bërë i varur.

Kur për herë të parë e takova atë, e shihja njëherë në muaj, por mund ta përballoja. Unë jam 47 vjeqar dhe ajo është 26. Ne gjithmonë takohemi në hotele.

Ajo është simpatike, e dua shoqërinë e saj dhe seksin e kemi në një mendje.

Para gjashtë muajsh ajo më ftoj të shkoj tek ajo në banesë dhe për herë të parë e kaluam gjithë ditën bashkë.

Ishte e mrekullushme.

Ne u bëmë si shok të mirë, duke shkuar bashkë për drekë, për pije ose në kinema.

E di që fillova të bëhem i varuar nga ajo, pasi shok tjerë nuk kam. Nëse ajo më shkruan, isha i lumtur dhe nuk doja të dëgjoja asgjë të mërzitshme.

Tre muaj më parë, ajo më pyeti nëse mund të merrte hua 350 dollarë, pasi kishte problem me faturat. Unë kam rënë në dashuri dhe isha i lumtur ta ndihmoja. Por pas disa javësh borxhi i saj u fshi.

Deri më tani asaj i kam dhënë rreth 8000 sterlina, makina e saj dështoj dhe kështu e ndihmova unë, ajo kishte nevojë për një kazan të ri dhe kështu më rashë.

Katër javë më parë ajo u zhvendos në një adresë të re dhe meszhet u ndalën. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë të vetme nga ajo.

Unë e di ku jeton ajo, edhepse ajo nuk e ka kuptuar këtë. Unë nganjëherë shkoj deri aty vetëm për të parë nëse makina e saj është e parkuar jashtë.

Kjo më ka bërë keq. Unë mendova se ne ishim miq, por në mënyrë të qartë ajo më ka përdorur për qëllimet e saj.

Unë nuk jam person i mërzitshëm.

Më të vërtetë ndihem sikur jam e varur nga ajo. Unë duhet ta harroj atë, por është përtej meje se si ka ndërgjegje ajo për mënyrën se si është sjellur me mua.

Psikologia përgjigjet: Mjerisht, ju nuk mund të supozoni se kushdo që ju e takoni mund të ketë parime ose ndërgjegje ngjashëm sikur ju. Unë nuk e justifikoj atë, por jo secila grua hynë në një lidhje të tillë pa pasur një përvojë të vështirë.

Mos e fajësoni vetën që keni qenë i kujdesshëm dhe bujar, por mësoni nga ajo që ka ndodhur. Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm ndaj njerëzve që ju kërkojnë para.

Nuk ka gjasa që ju do të merrni paratë tuaja mbrapa nësëe nuk keni dëhsmi për to nëse ishte një kredi apo më tepër se një dhuratë.

Mblidhni mendjen dhe mos kaloni tek shtëpia e saj. Është koha ta harrosh atë dhe të vazhdosh përpara.