subscribe
"Erdhi të kërkonte qumësht në banesën time, ndërsa tani kemi seks të rregullt me fqinjin.."

Rrefime

"Erdhi të kërkonte qumësht në banesën time, ndërsa tani kemi seks të rregullt me fqinjin.."

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Kam një martesë 20 vjeqare dhe nuk jam e lumtur me bashkëshortin. E kappa atë dy herë duke me tradhtuar dhe tani po e bëj të njëjtën gjë. Kam marrëdhënie seksuale me një mashkull 40 vjeqar.

E dashura psikologe: Kam pasur seks me një djalë që ka punuar tek fqinji vetëm një derë larg nesh.

Unë jam 45 vjeqare dhe burri im është 48 vjeqar. Ne jemi të martuar për 20 vite. Trokiti dera një mëngjes rreth gjashtë muaj më parë. Ishte plasteruesi që punon në shtëpinë e fqinjit tonë.

Ai më pyeti nëse kisha pas qumësht, pasi fqinji im nuk kishte. Ai erdhi dhe pimë nga një pije. Ai filloj të flirtoj dhe një mënyrë të mirë më pyeti nëse do të shkoja me të për një pije.

Unë në fillim i thashë jo, por ai vazhdoj dhe unë fillova ta ndjej. E dija se qfarë po dëshironte dhe seksi ishte i mrekullushëm.

Unë jam ende duke u takuar me të rregullisht. Ai më ka ndihmuar të ndihem më mirë për vetën time.

Ai është 40 vjeqar dhe është i ndarë me dy vajza, por ka qenë në një marrëdhënie me një grua tjetër për dhjetë vite.

Ai më tha se ka përfunduar me të, por nuk e di nëse është e vërtetë. Unë jam e sigurt se ata ende kanë marrëdhënie seksuale. Ndihem e shfrytëzuar dhe e padashur, por mendoj se kam rënë në dashuri me të.

Ai kurrë nuk më ka premtuar diqka, kështu që më duket vetja sikur dikush që e plotëson vetminë e tij njëherë në javë. Kjo gruaja tjetër jeton rreth 100 milje larg dhe ai shkon atje gjatë fundjavave.

Tani ai është kthyer dhe unë nuk i besoj asgjë që ai thotë. Ndihem njësoj sikurse me martesën time.

Burri im kishte një aferë me një kolege të tij tri vite më parë. Ai u mundua ta mohonte atë, por unë gjeta prova dhe ishte shumë e rëndë. Qëndrova me të, por nuk e kam të njëjtën dashuri për të. Nuk e mbaj mend herën e fundit kur patëm seks dhe nuk më duket më atraktiv.

Ai kohët e fundit ka shkuar në Tajlandë për një muaj dhe unë gjeta sërish pagesat për grua nga llogaria jonë e përbashkët bankare.

Ne jemi duke u divorcuar, por burri im thotë se nëse do ta bënim këtë, do të ishte e turpshme të hedhnim pas të gjitha vitet që kemi qenë së bashku. Ai thotë se ende më do. Unë e di se ajo që jam duke e bërë me burrin tjetër është e gabuar, por nuk ndihem njëjtë sikurse për burrin tim.

Psikologia përgjigjet: Lidhja juaj nuk do të ju bëj të lumtur dhe burri juaj ka të drejtë kur thotë se është turp që të ndaheni pas kaq shumë vitesh.

Gjeni një vendosmëri për t'i dhënë fund lidhjes tuaj. Është vetëm një gabim i kohës, dhe bëjeni para se ky djalosh të ju lë vet, kështu që largohuni me kokën lartë.

Tregoni burrit tuaj se duhet të pajtohet me rregulla të reja dhe rifreskoni marrëdhënien tuaj.

Natyrisht edhe burri juaj duhet të pranoj të mos ju tradhtoj më ose të zhduket në Tajlandë përsëri, dhe nuk ka më pagesa për atë gruan atje.

Ai duhet të jetë i hapur me ju dhe do të ishte mirë t ëketë një kontroll të shëndetit seksual. Normat e HIV janë të larta në mesin e punonjësve të sekst në Tajlandë.