subscribe
"Jam duke bërë seks me një shok të vjetër, por të dy jemi të martuar dhe.."

Rrefime

"Jam duke bërë seks me një shok të vjetër, por të dy jemi të martuar dhe.."

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Kisha një jetë dinamike, duke u lidhur herë me një mashkull e herë me një tjetër. Lidhjet e mija ishin afatshkurtër dhe kryesisht për seks. Tani jam e martuar dhe e palumtur. Kam filluar sërish jetën sikur dikur që isha beqare. Kam filluar ta tradhtoj bashkëshortin tim me një shok tim të vjetër.

E dashura psikologe: Jam duke bërë seks pasionant me një mashkull me të cilin ishim shokë shumë kohë më parë. Më pëlqen ai, por unë tashmë jam e martuar dhe ai është i martuar poashtu.

Unë jam vetëm 23 vjeqare dhe kjo nuk është hera e parë që po tradhtij dhe e di që nuk do të jetë as e fundit.

Unë e dua vetëm vëmendjen që e marr nga secili mashkull i ri me të cilin takohem.

Unë jam e martuar qe katër vite, por tani jam kthyer ne formën që isha sikurse dikur beqare, pa frikën për të humbur diqka. Unë kisha afera kryesisht të shkurtëra që ishin vetëm për seks. Ato ishin qesharake për një kohë, por më pas mërzitsha.

Pastaj mendova se duhet ta zbuloj dashurinë e vërtetë. Ai ishte i gjatë, i bukur dhe dukej vërtetë i pjekur, pasi ishte shtatë vite më i madh se unë.

Ai më trajtoj mirë dhe unë rashë në dashuri me të. Ne filluam të jetojmë bashkë pas vetëm gjashtë javësh.

Ishte fillim i mrekullushëm, por gradualisht ndryshoj. Ai më nuk e gjen të përsosurën tek unë dhe mundohet të gjej faj në secilën pjesë të trupit tim, figurën time, fokët dhe mënyrën se si flas. Unë e ushqeva egon e tij dhe ai shkatërroj timen.

Unë nuk kam vëmendjen e tij më, përveq në shtrat.

Kështu, pas disa vitesh lidhje, e kuptova që mund të kem më shumë në jetën time. Kam gjetur një bar të bukur në anën tjetër të qytetit dhe ndonjëherë atje shkoj me një shoqe timen. Ajo është në një martesë të palumtur sikurse unë.

Ne takuam disa njerëz të mirë që ishin të shoqërueshëm dhe të sjellshëm. Kjo më bëri të ndihem sërish njeri dhe kështu fillova sërish të tradhtoj.

Ishte një shans i mirë që takova një shok të vjetër në atë bar. Ai ishte i moshës time. Ishte një ndjenjë aq e mirë për ta takuar atë dhe ne kështu patëm seks të mrekullushëm brenda pak javësh.

E di se ai është i martuar, gjithashtu dhe kjo nuk do të ndryshojë asgjë.

Unë e dua burrin tim edhepse ai është i keq dhe ofenduar. Unë e di që nuk jam gati të largohem nga ai, por më pëlqen që edhe unë t'i pëlqej një mashkulli tjetër.

Psikologia përgjigjet: Pse doni të qëndroni me një njeri që është i pasjellshëm dhe jo i mirë?

Keni kaluar kohën tuaj të adoleshencës duke u zhvendosur nga një djalë në tjetrin, duke shijuar vëmendjen e tyre dhe tani përsëri jeni kthyer në atë model. Ju ia thoni këtë vetes sepse ju dëshironi të ndiheni e dashur për dikë.

Kjo më thotë se ju ndoshta keni humbur dashurinë e vërtetë në jetën tuaj të hershme.

A keni edukim të sigurt? A keni marr dashuri të pakushtëzuar. Mendja ime më thotë se nuk e keni bërë. Kjo është më të vërtetë e trishtuar.

Mundohuni të besoni se meritoni më mirë se kjo. Thuaji vetes se meriton të jesh e dashur për personin që je dhe jo vetëm për seks.