subscribe
51-vjeçari rrëfen ankthin e martesës: E tmerrshme me çfarë po më shantazhon vjehrra...

Rrefime

51-vjeçari rrëfen ankthin e martesës: E tmerrshme me çfarë po më shantazhon vjehrra...

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Një burrë 51-vjeçar ka rrëfyer për The Sun, ankthin e tij me vjehrrën. Ai ka thënë se qe tri vitet e fundit, vjehrra po e shkatërron martesën e saj, duke e shantazhuar për hipotekën e banesës.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Vjehrra ime ka dëmtuar martesën time në çdo kohë që kur ajo erdhi të banojë tek ne tre vjet më parë.

Unë jam 51 vjeçar, ndërsa gruaja ime është 49 vjeçe.

Ne kemi dy fëmijë të moshës 16 dhe 14 vjeç.

Vjehrra ka paguar hipotekën tonë, rreth 95 mijë euro me pasurinë e saj, por tani “na ka në duar”.

Ajo është një gënjeshtare e zakonshme dhe gënjen për neve tek fqinjët tanë.

Unë nuk flas me të qe gjashtë muaj.

Një ditë e pyeta se përse po dilte natën pa na treguar, pasi ne ishim të shqetësuar. Por, ajo e tërbuar më tha se kjo nuk është puna ime.

Nëse tani i kërkojmë të largohet, a mund të na i kërkoi ajo përsëri paratë që na i ka dhënë?

Përgjigjja e psikologes:

Unë mendoj se ajo e ka paguar hipotekën tuaj për të kuptuar që ajo kishte një çati mbi kokën e saj.

Mendoj se do të pendoheshit po t’a nxirrnit jashtë, për shkak të procedurave ligjore.

Thuaj bashkëshortes që ajo të diskutojë si e rritur me nënën e saj, pasi të gjithë jeni të pakënaqur.

Shikoni se si mund ta riorganizoni hapësirën në shtëpinë tuaj për t'i dhënë vjehrrës tuja një vend më të veçantë të jetesës.

Jini të sjellshëm, por nëse ajo ende ju fyen, duhet ta keni të qartë se është problemi i saj, jo juaji.