subscribe
Shokon 20-vjeçari: Si përfundova duke bërë seks me motrën time?

Rrefime

Shokon 20-vjeçari: Si përfundova duke bërë seks me motrën time?

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Një mashkull 20-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun”, historinë e tij me gjysmë motrën e tij. Ai ka thënë se derisa përpiqej ta mbronte dhe ngushëllonte motrën, ka bërë seks me të dhe se tani ata janë në lidhje dashurie.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Kam pasur marrëdhënie seksuale me motrën time. E dija se kjo ishte e gabuar, por u ndjeva shumë mirë dhe ne tani jemi në një marrëdhënie.

Unë jam 20 vjeçar, ndërsa ajo është 17-vjeçe, gati 18.

Babai im u nda nga mamaja ime kur isha vetëm një vjeç dhe nuk kemi dëgjuar më asgjë prej tij që nga ajo kohë.

Pastaj i dashuri i mamit u zhvendos te ne dhe motra ime lindi shpejt, kështu që ne nuk kemi të njëjtin baba.

Mamaja ime ka pasur nja varg të pafundmë meshkujsh në jetën e saj gjatë gjithë fëmijërisë sime.

Disa ishin në rregull, por shumica ishin aq të mërzitur që nuk doja as t’i afrohesha asaj, sikurse edhe motra ime. U përpoqa ta mbroja atë dhe ndjeja sikur ishim vetëm unë dhe ajo kundër gjithë botës.

Kur ishte 16 vjeçare, ajo më tha se një nga të dashurit e mamasë sonë po e ngacmonte. E godita dhe i thashë se do t'i tregoja policisë nëse do ta shihja përsëri në shtëpinë tonë.

Unë u largova nga shtëpia sa më shpejt që munda, edhe pse ndjehesha vërtet fajtor që e lashë motrën time vetëm me mamanë, e cila nuk kishte të dashur në atë kohë. Motra ime erdhi aty ku unë jetoja disa muaj më parë dhe më pyeti nëse mund të qëndrojë edhe ajo me mua.

Ajo tha se gjendja në shtëpi ishte e tmerrshme. I dashuri i ri i nënës është sa gjysma e moshës së saj - mami është 38-vjeçare dhe ai është 21-vjeçare. Motra ime tha se ishte sëmurë derisa qëndonte në shtëpi me ta dhe se i dashuri i nënës po e ngacmonte.

Unë pranova që ajo të qëndronte me mua.

Një natë, kemi pirë pak. Ajo filloi të qante, duke thënë se e urrente jetën e saj.

I dhashë asaj një përqafim për ta bërë atë të ndihej më mirë. Pastaj ne u puthëm dhe bëhem seks sikur kjo të ishte gjëja më e natyrshme në botë. Janë bërë gjashtë muaj që jemi në lidhje dashurie.

Ajo dëshiron që ne të largohemi nga qyteti, të marrim diku një shtëpi të re dhe të kemi fëmijë së bashku, por unë e di që nuk mundemi.

Një nga miqtë e mi gjeti një foto seksi të saj në telefonin tim, madje gati pa asnjë rrobë.

Por, ai nuk e pa fytyrën e saj, kështu që unë e mohova se ishte ajo, mirëpo e di që ne po luajmë me zjarr.

Përgjigjja e psikologes:

Ju lutem, ndaloni tani lidhjen me të. Ju jeni duke e thyer ligjin edhe nëse ajo është gjysmë motra juaj. Nëse vazhdon të kesh seks, me siguri do të hasësh në telashe serioze.

Jo vetëm kaq, por po rrezikon një shtatzëni që do të shkaktonte një dhimbje të madhe dhe probleme masive.

Unë e kuptoj se e doni motrën tuaj, por kjo nuk po e ndihmoni atë. Në të vërtetë, ju po hidhni themelet për dëm të madh emocional, duke pasur marrëdhënie seksuale me të.

Tregojuni asaj se gjithmonë do të jeni atje si vëllai i saj, por që ju duhet të vendosni distancën mes jush tani.

Ju të dy keni nevojë për ndihmën e Mix, të cilët janë atje për personat nën moshën 25 vjeçarë, për çfarëdo problemi (themix.org.uk, 0808 808 4994).