subscribe
Historia/ 20-vjeçarja: U ndava me të dashurin dhe u ktheva me dashurinë e parë, tani bëj seeks me të dy

Rrefime

Historia/ 20-vjeçarja: U ndava me të dashurin dhe u ktheva me dashurinë e parë, tani bëj seeks me të dy

Më: 9 maj 2018 Në ora: 20:04
Ilustrim

Isha e lumtur që u ktheva me dashurinë time të parë dhe kisha seksin me të mirë, derisa ish-i im më tha se ai më kishte mashtruar gjatë marrëdhënies tonë.

Tani kam marrëdhënie seksuale me të dy dhe nuk e di se çfarë ndjej.

Letra e 20-vjeçares drejtuar psikologes të “The Sun”:

Unë jam 20 vjeçedhe ish-i im është 22. Ne ishim bashkë për dy vite. Isha shumë e dashuruar me të.

Kur ne filluam të njihnim njëri-tjetrin, prindërit e mi ishin duke u divorcuar dhe ai më ndihmoi gjatë gjithë kësaj kohe. Ai më mësoi shumë dhe unë nuk e di se çfarë do të bëja pa atë.

Por disa herë, vitin e kaluar, dukej se gjërat po ndryshonin. Mendova se ishim të lumtur së bashku, por ai filloi të zhdukej dhe anulonte takimet. Nuk e di pse.

Dy muaj më parë përfunduam duke ndarë rrugët tona. Unë nuk mund ta besoja se po ndodhte.

Disa ditë më vonë isha në shtëpi duke pirë vetëm. Vendosa t’i shkruaj një të dashuri të vjetër, dashurisë time të parë, që është 21 vjeç. Ai u befasua kur dëgjoi për mua, por ne vendosëm të takoheshim. I hapa zemrën time atij. Unë mendova të shkoja tek ai për komoditet, u tregua shumë ngushëllues dhe dashamirës.

Ndihesha e vetmuar dhe e rënë. Duke pasur dikë pranë ishte e mrekullueshme. Përfunduam duke fjetur së bashku atë natë dhe vazhdojmë ta takojmë njëri-tjetrin prej atëherë.

Ai është i dashur me mua dhe një dashnor shumë më i thellë në mendime se ish-i dashuri im.

Mendova se kishte marrë fund, deri sa ai erdhi dhe më rrëfeu se më kishte tradhtuar për një vit gjatë marrëdhënies tonë.

Cilin duhet të zgjedhë?

Kjo më lëndoi me të vërtetë dhe mi ndryshoi të gjitha ndjenjat përsëri.

I thashë se sa e mërzitur që po ndihesha dhe ai kërkoi të vijë dhe të më thoshte ‘më fal’ personalisht.

I thashë se po dilja me dikë tjetër, por ne përfunduam duke bërë seks. Ai nuk është aq i kujdesshëm sa i dashuri im i ri.

Ai tani thotë se do që të kthehemi përsëri bashkë dhe jam shumë e lëkundur. Por dashuria ime e parë thotë se po i rikthehej dashuria për mua. Unë nuk dua të lëndoj asnjërin prej tyre, por jam shumë e dyzuar.

Përgjigja e psikologes:

Ju nuk mund t’i keni që të dy, kjo është e sigurte. E kuptoj tundimin për tu kthyer me ish-in tënd, por dyshoj të jetë plan i mirë. Duket sikur ai di shumë mirë se si të të lëndojë dhe të ndryshojë ty emocionalisht.