subscribe
Rrëfehet 34 vjeçarja: Zbulova tradhtinë nga i dashuri, tani jam në lidhje me dy meshkuj por...

Rrefime

Rrëfehet 34 vjeçarja: Zbulova tradhtinë nga i dashuri, tani jam në lidhje me dy meshkuj por...

Më: 5 maj 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

Një vajzë 34 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me dy meshkuj njëkohësisht dhe se të dy i do në mënyra të ndryshme.

Ajo thotë se kishte zbuluar se i dashuri e kishte tradhtuar dhe ishin ndarë për një kohë.

Më pas ajo thotë se ka filluar të dalë me një mashkull që ka njohur përmes internetit.

Ajo thotë se i do të dy meshkujt dhe nuk e di cilin ta zgjedhë, por që seksi me të dashurin e ri është i mahnitshëm.

Ndërsa sa i përket të dashurit të mëparshëm, ajo thotë se me të kalon shumë pak kohë dhe ai do vetëm seks kur ata janë bashkë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Jam e dashuruar në dy meshkuj dhe bëj seks me të dy.

I dua të dy në mënyra të ndryshme por e di që duhet të zgjedh.

Gjërat nuk kanë qenë mirë në mes meje dhe partnerit tim për vite të tëra.

Ai nuk dëshiron që të kalojë kohë me mua dhe kur do, do vetëm për seks.

Shpesh duket se ajo është e gjitha që do nga unë.

Unë jam 34 vjet ndërsa ai është 39.

Gjashtë muaj më parë unë zbulova se ai po fliste me një femër tjetër, me të cilën po shkëmbenin fotografi seksi.

I thashë që të ndahemi për një kohë dhe ai u pajtua. Ai shkoi të jetonte tek një shok për një kohë.

Unë fillova të flisja me një mashkull që njoha përmes internetit dhe jeta ime ndryshoi.

Unë hasa në një djalë shumë të veçantë.

Ne vendosëm që të dilnim për një pije dhe ai më dha gjithë vëmendjen që nuk më jepte i dashuri im.

Kishte shumë vëmendje dhe shumë biseda mes nesh. Ai më bëri të ndihem shumë mirë me veten.

Gjërat lëvizën shumë shpejt. Ne papritur ishim në shtëpinë time duke bërë seks të mahnitshëm.

Unë kurrë nuk u ndjeva e përdorur, por e vlerësuar. Problemi është se unë e dua atë por unë e dua edhe të dashurin tim.

Unë dhe partneri im u kthyem sërish bashkë sepse unë kam ende ndjenja për të, por ai punon shumë jashtë vendit dhe nuk është e vështirë që unë dhe i dashuri im të dalim bashkë.

Partneri im premton se do të ndryshojë por pas pak ai kthehet me të vjetrën.

Në anën tjetër, lidhja ime e re më frikëson sepse nuk ka siguri.

Ai jeton shumë larg meje dhe unë kam frikë që nëse e zgjedh atë para të dashurit tim, do të përfundoj e vetme.

Unë e di se duhet të ndahem nga ai dhe të fokusohem në lidhjen me të dashurin por nuk po mund ta bëj këtë.

Kur e shoh të dashurin tim të ri, e gjitha që mendoj është seksi me të.

Ai është 31 vjet, më i ri se unë por një dashnor i mrekullueshëm dhe zbulon gjithmonë më të mirën tek unë.

Asnjë mashkull më parë nuk është kujdesur aq shumë për ndjenjat e mia.

Kjo është përgjigja e psikologes:

A keni folur ti dhe i dashuri yt i ri për të ardhmen bashkë? A e di ai që ti ke të dashur tjetër?

Seksi mund të jetë i mrekullueshëm por a e shijoni ju shoqërinë e njëri tjetrit, të dilni bashkë dhe të silleni si miq, sikur edhe si të dashur?

Nëse i bëni, pyet atë se si e mendoni një lidhje afatgjate.

Nëse ai do vetëm seks, më mirë pranoje se ajo është e gjitha çfaë ai do.

Në këtë rast, më mirë përfundoje me të dhe fokusohu në lidhjen me të dashurin që je.