subscribe
Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Bëj seks me ish të dashurin e parë dhe duam të jemi bashkë, por...

Rrefime

Rrëfehet nëna e dy fëmijëve: Bëj seks me ish të dashurin e parë dhe duam të jemi bashkë, por...

Më: 23 prill 2018 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një grua 36 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është takuar me të dashurin e parë që kishte pasur, me të cilin ka filluar një aferë.

Në rrëfimin e saj ajo ka treguar se gjithçka ka filluar gjatë një trajnimi ku ajo kishte qenë si mësuese dhe ku kishte takuar ish të dashurin, që po ligjëronte.

Gruaja që është nënë e dy fëmijëve, thotë se ka dalë për darkë me atë dhe më pas kanë përfunduar duke bërë seks në dhomën e saj të hotelit, derisa thotë se seksi me të është i mahnitshëm.

Ajo tregon se edhe ai është i martuar dhe ka një vajzë e të dy duan të jenë bashkë, por që nuk duan t’i lëndojnë familjet.

Nëna e dy fëmijëve thotë se që kur e ka takuar ish të dashurin, e ka kuptuar se nuk e dashuron burrin e saj  dhe tani nuk e di çka të bëjë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Pata shansin që të njihem me të dashurin e vjetër në një konferencë gjatë trajnimit për profesorë.

Pasioni është i mahnitshëm por ka shumë dyshime. Kam qenë e martuar prej 10 vitesh. Unë jam 36 vjet, kam një djalë 6 vjeçar dhe një vajzë 4 vjeçare. Kam menduar se asgjë nuk do ta prishë botën tonë. Unë isha e lumtur dhe po shijoja kohën time në punë me gjysmë orari si mësuese në një shkollë dhe si një nënë.

Drejtorët tanë na pyetën se ku duam ta mbajmë trajnimin në konferencën që shkuam dhe unë thash në një sallë. Dashuria e parë e jetës time po qëndronte aty duke ligjëruar kur unë shkova.

Ne u njohëm në universitet dhe ai dukej i njëjtë, pavarësisht pak thinjave. Ai është tani 39 vjet. Kur ishte koha e drekës, unë shkova tek ai dhe e preka me bërryl.

Ai u kthye dhe më dha një buzëqeshje që më shkriu zemrën.

“Oh Zoti im, çfarë po bën ti këtu/”, më tha ai. “Po marr pjesë në konferencë. Si dreqin je ti?”, ia ktheva unë.

Ne rezervuam që për darkë të dalim në restorantin e hotelit. Atmosfera mes nesh ishte elektrike.  Ne nuk mund të kujtonim se pse ishim ndarë. Biseda ishte e mirë dhe ai më dërgoi mua në dhomën time të hotelit dhe ishte gjëja më natyrale ta ftoja atë.

Ne u shtrimë bashkë në krevat dhe seksi ishte i mahnitshëm sikur që e mbaja mend. Ai ka qenë një dashnor i mirë. Edhe pse ai tani është i martuar, ne jemi takuar ku dhe kur kemi mundur.

Ne shohim të ardhme bashkë edhe pse ai ka një vajzë 8 vjeçare dhe ne nuk duam t’i lëndojmë familjet tona.

Burri im është 40 vjeç dhe e dua atë por e kam kuptuar se nuk jam e dashuruar në të, që kur u takova sërish me ish të dashurin e dikurshëm. Çfarë të bëj?

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti po ecën në një linjë të rrezikshme. Seksi sekret është eksitues por të jeni bashkë nuk do të kthehen ëndrrat e dy të dashuruarve të rinj me tre fëmijë të palumtur në skenë.

E gjitha çfarë keni tani është seks dhe nëse gjërat mes jush kanë qenë perfekt, ju nuk do të ndaheshit para shumë vitesh.

Ti duhet të merresh me burrin dhe fëmijët që gjërat të janë mirë.

Ndaju tani nga ai burrë dhe trajtoje si një që ka qenë dhe ka shkuar. Fol me burrin tënd dhe lini disa net që të dilni jashtë dhe kujtoni pse jeni bashkë.

Mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test