subscribe
22 vjeçari: Bëj seks me 43 vjeçaren, por ajo është nëna e shokut tim dhe…

Rrefime

22 vjeçari: Bëj seks me 43 vjeçaren, por ajo është nëna e shokut tim dhe…

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:39
Ilustrim

Një djalë 22 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me nënën e shokut të tij me të cilin jeton dhe e cila është 43 vjeçare.

Djali thotë se seksi me të është i mahnitshëm dhe se ai ka ndjenja për të edhe pse nuk i ka treguar askujt.

Gruaja është e divorcuar dhe i thotë se nuk po bëjnë asgjë të keqe pasi të dy janë të rritur dhe të lirë.

Ata takohen çdo të hënë derisa djali e gënjen shokun e tij se pse nuk e kalon me të kur kanë ditë të lirë.

22 vjeçari thotë se nuk e di çka të bëjë, pasi shoku i tij nuk e di dhe nuk e di nëse po vepron gabim.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Kam një afër me gruan e ëndrrave por ka një problem, ajo është nëna e shokut tim me të cilin jetoj.

Unë i kam parë fotografitë e familjes së saj por nuk kam pritur që të jetë një brune e mahnitshme kur erdhi për vizitë.

Një natë, ai dhe nëna e tij dolën gjatë ditës por më pyetën nëse dua të dal në darkë me to në mbrëmje.

Ne të gjithë pimë atë natë por shoku im e kishte tepruar dhe kur u kthyem e vendosëm në shtrat, ndërsa ajo bëri kafe për ne të dy.

Ajo më tha se unë dukem shumë më i rritur se djali i saj. Ajo u ul afër meje dhe filloi të më tregonte për djalin që ajo kishte pasur të dashur përpara se të martohej dhe më tha se unë i kujtoja atë.

Ajo më tha se ai ishte i gjatë, zeshkan dhe i pashëm gjithashtu.

Nuk e di se si por ne përfunduam duke u puthur dhe ajo ishte një tërheqje elektrike në mua. Nuk jam person që jepem lehtë me femra por me këtë grua ishte ndryshe.

Për pak minuta ne ishim duke bërë seks. Ishe e mahnitshme. Ajo shkoi në mëngjes dhe mendova që nuk do ta shihja kurrë por pas një javë ajo më shkroi dhe më pyeti nëse mund të takohemi të hënën.

Ajo kishte një rezervuar një dhomë hoteli jashtë qytetit dhe unë i thashë shokut tim se po dilja.

Ne patëm një ditë dhe një natë të mrekullueshme dhe që nga atëherë prej dy muajsh ne takohemi çdo të hënë, derisa ajo punon vetë dhe nuk e ka problem që të dalë.

Ajo është e ndarë ndërsa unë jam beqar kështu që ajo thotë se nuk po bëjmë asgjë gabim, edhe pse unë jam 22 vjet ndërsa ajo është 43 vjet.

Unë kam ndjenja për të por nuk i kam treguar askujt. Vazhdimisht gjej arsyetime se pse nuk po kaloj kohë me shokët kur kemi ditë të lira.

Mendoj se shoku im mund të dyshojë diçka. A po bëj diçka gabim? Çfarë duhet të bëj?

Kjo është përgjigja e psikologes për djalin:

E vërtetë, ju nuk po bëni asgjë gabim derisa jeni të rritur dhe të lirë të zgjedhni partnerin tuaj seksual, por nëse shoku yt e kupton do të jetë i tmerruar.

Kjo nënkupton se ju duhet të vazhdoni lidhjen vetëm nëse e mendoni serioze dhe për kohë të gjatë.

Nuk është ide e mirë që të humbisni shoqërinë për një lidhje, sado që eksitues është seksi.

Dhe ti e nëna e shokut tënd jeni në faza të ndryshme të jetës. E gjithë kjo po të bën të jesh gënjeshtar dhe jo i shoqëruar me shokun tënd.

Sillu si i matur duke biseduar me të dashurën tënde në lidhje me atë se ku iu shpie lidhja juaj.

Është më mirë të ndahesh nëse e kupton se ajo që keni tani do të jetë e gjitha mes jush edhe në të ardhmen.