subscribe
Rrëfehet burri: Ky është problemi më i madh me gruan gjatë seksit...

Rrefime

Rrëfehet burri: Ky është problemi më i madh me gruan gjatë seksit...

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Një burrë 25-vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” problemin e tij në seks. Ai ka thënë se dikur seksi me gruan ishte i mahnitshëm, por tani diçka nuk po e kënaq.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Seksi me gruan time nuk po mund të zgjat më shumë se një minutë. Mendoj se unë jam emocionuar shumë në këtë proces.

Ne të dy jemi 25 vjeçar dhe jemi së bashku tash e dy vite.

Më ka marrë shumë kohë për të kuptuar se si punon trupi i saj dhe çfarë i pëlqen. Seksi ka qenë i mahnitshëm për mua, por jo aq i mirë për të.

Tani unë jam shqetësuar pas asaj që më tha gruaja, mirëpo meqë kam shpenzuar kohë për ta kënaqur atë, tash nuk po zgjat seksi shumë për mua. Është kaq frustruese.

Përgjigjja e psikologes:

Ejakula e parakohshme ndodh kur ka tension të lartë seksual. Lajm i mirë është se seksi i shpeshtë do të ndihmojë në zgjidhjen e saj.

Shumë çifte pranojnë se hera e parë është pothuajse një sesion i shijshëm. Seksi herën e dytë është kur ata kalojnë kohë për të kënaqur njëri-tjetrin - dhe seksi te meshkujt zgjat më gjatë atëherë.

Ka shumë mënyra për të zgjidhur këtë problem, siç shpjegon E-fletëpalosja ime “Vetë-ndihma për derdhje të parakohshme”.