subscribe
Bënte seks me kolegen pas humbjes së madhe, burri rrëfen pengun që po e shkatërron

Rrefime

Bënte seks me kolegen pas humbjes së madhe, burri rrëfen pengun që po e shkatërron

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

LETRA

E dashur Deidre,

Unë jam burrë i martuar, por e kam tradhëtuar gruan me kolegen e zyrës. Kisha nevojë për dikë që të flisja, por situata doli jashtë kontrollit dhe ne frekuentoheshim shpesh me njëri-tjetrin. Tani jam në hall se si mund t’i kthej gjërat përsëri ashtu si kanë qenë?

Unë jam 38 vjeç dhe gruaja ime është 36 vjeç. Kemi tre fëmijë të bukur që janë të gjithë nën dhjetë vjeç.

Dy vjet më parë, kunata ime vdiq nga një atak në zemër. Ikja e saj na dhembi shumë, si mua dhe bashkëshortes sime. Kisha një raport mjaft të mirë me kunatën, ishte shumë e dashur.

Por gruaja ime e shprehte hapur dhimbjen, ndërsa unë jo, dhe e di që kam bërë gabim.

Ime shoqe mendoi se unë po tregohesha i ftohtë, sikur nuk më interesonte ajo që kishte ndodhur dhe u largua nga unë, mes nesh u krijua një distancë aq e madhe dhe gjërat nuk ishin më si më parë.

Pastaj një kolege në punë filloi të flirtonte me mua. Ajo është 39 vjeç. E gjeta veten duke folur me të për problemet e mia dhe ajo përfitoi nga rasti, e unë nuk i thashë jo.

Ne bënim seks në fundjavë kur dilnim për trajnim. Por pas disa kohësh e ndieva se po bëja diçka shumë të ulët, e ndieva veten fajtor dhe i kërkova koleges ta ndërprisnim aty raportin tonë intim.

Por dy javë më parë ajo më dërgoi një mesazh ku më përshëndeste. “Ckemi, si je?”.

Unë si budalla iu përgjigja dhe i thashë se isha mirë. Burri i saj e kishte parë atë që unë kisha dërguar dhe e kuptoi pasi gruaja e tij i kishte rrëfyer cdo gjë atij kur u ndamë.

Tradhëtinë e mori vesh edhe gruaja ime, e tani është shumë e zemëruar dhe shumë e lënduar. Si mund të bëj që të më besojë sërish?

Përgjigja e DEIDRE: Sa e trishtueshme që këto probleme filluan me humbjen e një personi aq të veçantë për ju dhe për gruan tuaj. Hidhërimi mund të shkaktojë pasoja fatale edhe për marrëdhëniet më të afërta.

Duhet të flasësh me gruan tënde. Tregoi asaj sa keq keni qenë dhe dhimbjen që keni ndierë. Pyeteni se çfarë mund të bëni për të kompensuar atë që i keni shkaktuar.