subscribe
Rrëfehet 37 vjeçarja: Jam në lidhje me një 22 vjeçar dhe ai do të martohemi, por nëna e tij...

Rrefime

Rrëfehet 37 vjeçarja: Jam në lidhje me një 22 vjeçar dhe ai do të martohemi, por nëna e tij...

Më: 9 prill 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Një grua 37 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me një djalë 22 vjeç me të cilin është në lidhje prej 10 muajsh.

Ajo tregon se ka pasur dyshimet e saj për shkak të moshës, por ai  i ka thënë se nuk bën problem dhe se e do.

Por, problemi është nëna e djalit, e cila nuk i do këta dy bashkë dhe kur ka kuptuar për lidhjen e tyre, e ka nxjerrë jashtë shtëpie djalin, i cili më pas ka shkuar tek e dashura e tij për të jetuar.

Më pas, nëna ka arritur që t’ia ndryshojë mendjen dhe ai e ka lënë dhe më pas i ka thënë se e do dhe do që të martohet me të.

Gruaja nuk e di çka të bëjë tani pasi ai nuk është aspak i vendosur.

Më poshtë rrëfimi i saj i plotë:

Jam duke pasur një aferë seksuale brilante me të dashurin tim të ri, por problemi është nëna e tij.

Unë jam 37 vjet ndërsa ai është 22 vjet. Ne u njohëm në një klub nate derisa një mike e imja kishte një festë. E vërejta këtë djalë jashtë syrit tim. Ai ishte i ri dhe me një pamje të bukur.

Ai më pa dhe më pas erdhi tek unë, duke më ofruar një pije. Unë e refuzova por ai insistoi dhe unë e pranova në fund. Ai më pyeti nëse mund të më shoqëronte për në shtëpi. Unë u pajtova dhe më pas e ftova për një pije brenda.

Ne folëm për pak dhe më pas ai më puthi mua. Nuk e ndala atë. Ishte aq pasiononte sa që ma mori frymëmarrjen time. Ne përfunduam duke bërë seks në dyshemenë e dhomës së ndejës. Ai më pyeti për numrin e telefonit. Nuk isha e sigurt por ia dhashë atij në fund.

Ditën tjetër ai më dërgoi mesazh dhe ne u takuam sërish. Mua më pengonte diferenca në moshë që kishim. Tani ne jemi bashkë prej 10 muajsh. Kam ndjenja për të dhe ai më bën të ndihem e dashur dhe e dëshiruar.

Të jesh me është freskuese, pas kaq shumë vitesh që kam dalë me meshkuj të moshës sime, që janë më shumë të koncentruar në veten e tyre. Problemi është se ky djalë është djali i mamit dhe ajo më urren.

Ajo e nxori jashtë shtëpie kur e kuptoi se ai është në lidhje me mua. Atij iu desh të vinte të jetonte me mua, pasi nuk kishte ku të shkonte .

Por disa ditë më parë nëna e tij arriti që t’ia ndryshojë mendjen dhe pas disa minutash ai tha se mes nesh ka përfunduar.

Por disa ditë më vonë ai më deklaroi hapur dashurinë dhe tha se dëshiron të martohet me mua dhe të kemi fëmijë.

Ai më lutej që të kthehesha me të, duke thënë se unë jam jeta e tij dhe se do të vdiste për mua.

Më pas ai më shkroi një mesazh duke më thënë se i kishte treguar nënës së tij se dëshiron që të jemi bashkë, por ajo i ka thënë se unë po e mashtroj atë.

Ajo e urren diferencën në moshë që kemi ne dhe nuk do që të jemi bashkë. Nuk e di ku e kam vendin. Tani ai thotë se dëshiron që të takohemi dhe të flasim.

Unë e dua atë shumë por nuk dua që ai ta ketë zemrën time kështu.

Përgjigja e psikologes:

Ka shumë raste kur shumë djem fantazojnë lidhje me dikë si ti dhe shumë lidhje të tilla funksionojnë pavarësisht diferencës në moshë, por i dashuri yt është përplot me dyshime.

Nëna e tij nuk do të mund të ndikonte, nëse ai do të ishte i sigurt që lidhja e juaj pavarësisht moshës, do të mund të zgjasë.

Bëhu e vëmendshme me të nëse ai është i sigurt të kthehet sërish.

Nëse ti e kupton që ai nuk e ka maturinë e duhur për të qenë bashkë me ty dhe pavarësinë nga nëna e tij, atëherë shkëput çdo kontakt me të dhe jepi vetes shansin që të shërohesh.