subscribe
Pazargjinjtë e territoreve!

Opinione

Pazargjinjtë e territoreve!

Nga: Melihate Tërmkolli Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:15
MELIHATE TËRMKOLLI

Është ringjallur prapë ideja dhe teza për ndarjen e Kosovës, apo shkëmbim territoresh si? preferojnë ta quajnë zyrtarët politik të Kosovës. Ideja është që nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, kur Dobrica Qosi?, politikan dhe intelektual i Serbisë, e pati hedhur publikisht këtë ide të cilën pastaj e zhvilloi Zoran Gjingjiq, kryeministër, e deri te Aleksandër Vulin, Ministër i Mbrojtjes i Serbisë, që e tha këtë para ca ditësh. Nga shqiptarët, kësaj ideje për dekada ia ka bërë “hyzmetin”, akademik, Rexhep Qosja. Me gjasë tani është e përkrahur fort edhe nga mbeturinat e “revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri, në krye me kryeministrin Edi Rama. Zyrtarët shtetëror të Kosovës, të “zënë ngushtë” nga kjo ide, nuk kanë asnjë qëndrim të qartë.

Çoftë fjala për “ndarje” apo “shkëmbim territoresh”, në gjendjen në të cilën është Kosova, është tërësisht e papranueshme, madje me rreziqe të mëdha, deri në zhbërjen e shtetit të Kosovës, pavarësisë së saj. Mjafton t’i hedhim një sy retrospektiv bisedimeve të deritanishme me Serbinë për “normalizimin e mardhënjeve” dhe të shohim rezultatin e tyre, në ve?anti përfitimet e Kosovës në këtë dialog dhe nga ky dialog. Kosova fitoi fusnotën dhe më në fund kodin telefonik me shumë të panjohura. Zyrtarizoi ndërhyrjen e Serbisë në rregullimin e brendshëm të Kosovës duke e bërë bashkëhisedare në sovranitet. As liberalizim i vizave, as lëvizje e lirë e qytetarëve (as brenda Kosovës as jashtë saj), si një nga parimet dhe vlerat themelore të demokracisë dhe vlera evropiane perëndimore. Në anën tjetër, Serbia përfitoi shumë nga dialogu dhe jo vetëm. Agresore ndaj popullit slloven, kroat, boshnjak, popullit shqiptar të Kosovës, shtet gjenocidal ndaj shqiptarëve e boshnjakëve, e pandëshkuar për gjithë këto krime, ajo fitoi liberalizimin e vizave, fitoi statusin e kandidates për antarësim në BE. Evropa po e “lutë” për integrim e ajo këmbën tjetër e mban në Rusi, dhe askujt asgjë. Janë ringjallur apetitet e saj për rikthimin e dominimit në Ballkan e ndihmuar nga propaganda e fuqishme ruse e cila po ushqen destabilitet të ri në Ballkanin Perëndimor, në përmasa konfliktesh të reja. Prandaj ideja për shkëmbim territoresh është ve? një plan ruso-serb me qëllim aneksimin e veriut të Kosovës ashtu si? bëri Rusia me Krimenë.

Ata që flasin për ndarje a shkëmbim territoresh, harrojnë një fakt shumë të thjeshtë. Pse luftuam atëherë, me dekada e dekada, që pas njëzet vite ?lirim e dhjetë vite pavarësi të shtetit tonë, të merremi me këto tema?! Paskemi mundur lehtë të merremi vesh me Serbinë kaherë!. Të ishim ulur me ta, ta bënim një marrëveshje ndarjeje paqësore apo shkëmbim paqësor territoresh dhe aq. Sa lehtë?!. Apo kemi harruar dhe po harrojmë se Serbia asnjëhërë nuk do të ndalet nga pretendimi për prerjen e territorit të Kosovës. Nëse e lëmë, nëse nuk e ndalim! E kemi ndalur pra që ta marrë të tërën, me ndërhyrjen e fuqishme të SHBA dhe NATO-s. Le të harrohet tani edhe kjo temë dhe ky pretendim! Populli i Kosovës, punoi, luftoi e sakrifikoi për Kosovën e tërë. Tanimë jemi shtet i pavarur i njohur ndërkombëtarisht. ?do bisedë për këtë ?ështje është ogurzezë dhe sjell ve? fatkeqësi. Në rrethanat e sotme politike të brendshme e të jashtme, debati për ndryshim kufijsh është hapje e “kutisë së Pandorës”, e cila do të përfshinte tërë shtetet e Ballkanit dhe jo pa luftëra të reja. Është e ?artë se në Ballkan, shqiptarët, kroatët e serbët, tre popujt më të mëdhenj, ende nuk i kanë finalizuar interesat e tyre kombëtare, por këto ?ështje janë pjesë edhe e gjeopolitikës botërore dhe konstelacionit të interesave të fuqive që vendosin në plan global. Në këtë rast, qeveritë e papërgjegjshme mund t’i fusin popujt në rrugë pa krye.  

Zyrtarët e Kosovës flasin për shkëmbim territoresh si për një “lojë tezesh”. Kush me kë do të bënte shkëmbimin dhe ?ka do të shkëmbehej? Kosova e njohur nga shumica e shteteve, por jo edhe nga pesë shtete, anëtare të BE dhe ende jo anëtare e OKB, ndërsa në anën tjetër Serbia e njohur nga të gjithë dhe anëtare e OKB! Neve, që kur përfaqësojmë shtetin tonë, ?oftë në BE apo OKB, na pranojnë me “prefiks” civil , zonjë a zotëri, ndërsa përfaqësuesit serb me” prefiks” shtetëror, kryeministër, ministër, president. Në anën tjetër, një udhëheqje politike shtetërore e Kosovës e degraduar pafund, pa lidership, e “pabesë” ndaj miqve e partnerëve amerikanë e evropianë, pa një strategji politike kombëtare dhe një unitet rreth interesave kombëtare nuk mund të bëjë asgjë në të mirë të Kosovës,  përveq pazare për hesape të veta

Në këto rrethana, mund të ketë ve? pazargjinj territoresh!

Shqiptarët do të ishin prapë të humbur. Lugina e Preshevës po zbrazet nga shqiptarët, Medvegja pothuajse është zbrazur tërësisht e ne bëjmë sehir qe njëzet vite dhe tallemi me ta me ndihmë 50 mijë euro nga dy shtetet, Kosova e Shqipëria. Shqiptarët në Maqedoni, me rreth 40% të popullatës edhe pas tridhjetë viteve në demokraci, ende po luftojnë për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe madje po krenohen shumë se kanë arritur rezultate të mëdha. Edi Rama është gati madje të heqë dorë edhe nga emri ?amëri, e ta zëvendësojë atë me “territore shqiptare” në Greqi.

Tani, detyrë parësore e të gjitha forcave politike e shtetërore të Kosovës është përmbyllja e procesit të ndërtimit të shtetit dhe shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës. Një shtet funksional, i pranuar në OKB dhe me dinamikë  të lartë në procesin e integrimit evropian.

Së dyti, bisedimet “finale” me Serbinë mund të kenë kuptim vetëm me njohjen e Kosovës shtet  nga ana e Serbisë. Kjo është dashur të jetë puna e parë, por pasi negociatorët e Kosovës “rrëshqitën” në bisedime, atëherë së paku të bëhet tani.

Ndërsa udhëheqja shtetërore politike e Kosovës ka obligim politik e kombëtar të kërkojë edhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve të dëbuar nga Sanxhaku i Nishit,( rajoni i Toplicës, Nishi, Prokupla, Kushumlia etj.), të drejta të njohura ndërkombëtarisht në periudhën përkatëse, të cilat Serbia nuk i zbatoi asnjëherë. Të drejtat e njeriut janë të njohura e të mbrojtura me të gjitha aktet vendore e ndërkombëtare.