subscribe
O ylber O dylber

Opinione

O ylber O dylber

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 08:02
Blerta Haxhiaj

Në Strumë të Roskovecit në shkollën “7 Dëshmorët” Kryeministri Rama shfaqet në një foto ku është ekspozuar flamuri ngjyra-ngjyra apo kompozimin e ylberit në sfond. Kush është treguar i vëmendshëm me gjeneratat e vjetra dhe ka regjistruar rrëfimet e tyre, e ka të ndëgjuar termin ‘o dylber’ që është sinonim i pederasllekut. Kontrasti që bie këtu është se nga kompozimi i ngjyrave që është natyrore konçidon me ngjyrat e flamurit të LGBT.

Nga ana natyrore nuk kemi se ç’ti bëjme ylberit por nuk mund të hedhim poshte një flamur që simbolizon një komunitet, për më shumë në Shqipëri ky komunitet përballet me forca negative dhe pengesa të mëdha. Ky nuk është i vetmi vend që paraqet problematika të tilla po kundrejte vendeve tashmë të zhvilluara ata kanë kapërcyer shumë hendeqe për të drejtat e LGBT. Nga komentuesit e ndryshëm të fotos ku kryeminstri gjatë vizitës ishte te një nga klasat e para, menjëhere shihet aspekti negativ që i atribuohet situatës. Por duke analizuar që ylberi është një simbolike e fëmijëve dhe ata e duan shumë atë – kundrejtë faktit që ai asocion me termin homoseksualitet. Kryeminstri Rama nuk dekoron shkolla me simbole homoseksuale por ky detaj duhej te ishte vënë re më përpara se të bëhej inagurimi i shkolles.

Thelbi qëndron të simbolika e saj dhe jo kush e inaguron atë. Ylberi i fëmijëve apo dylberi i shoqërisë. Ti shpjegosh një fëmije kuptimin dhe domethënien e flamurit LGBT nuk i’a vret ëndrrat por e komplekson dhe e ngatërron atë sepse stadi fëmijëror që kalon zhduket, imitimi i tij ndaj të rriturit rritet shumë shpejt. Shekulli i teknologjisë lehtëson shumë marrjen e informormacionit por edhe gjithashtu rëndon dhe nuk jep burime të sakta të informacionit. Qeveria ka të drejtë të promovoje asetet e ndryshme që mund të ofrojë por pak informacion nuk bën keq. Flamuri LGBT është krijuar nga Gilbert Baker ne San Francisko në vitin 1978. Ngyrat e këtij flamuri përsonifikojnë: seksualitetin, jetën, shërimin,  diellin, natyrën, artin, harmoninë dhe shpirtin. 

Perceptimi i fëmijeve është së ata i marrin si ngjyra të bukura dhe ti servirësh si propagandë homoseksuale nuk është e duhur sepse gjithmonë sa herë e shohim ylberin në qiell ndalemi dhe e shikojme me endje. Simbolika e LGBT është ai flamur, ata ndihet të margjinalizuar dhe kjo do të kërkojë shumë kohe deri sa të vihet rendi i barabartë për të gjithë duke u pranuar si të rregullt sepse të thuash normal ata janë normal në mënyrën e tyre të konceptuarit dhe perceptuarit të seksualitetit dhe erotikës.