subscribe
Dëshira si skllave e kënaqësisë – (pjesa e parë)

Opinione

Dëshira si skllave e kënaqësisë – (pjesa e parë)

Nga: Blerta Haxhiaj Më: 6 tetor 2017 Në ora: 11:59
Blerta Haxhiaj

Ajo që mund të quhet si një katalog perversionesh është një budallallek i përsëritur i kriticizmit ku dhoma e gjumit Sade-an është thjesht ajo që në antikitet është e njohur si Akademi, Liceu apo Stoikët. Nëse Freud-i ka treguar se parimi i kënaqësisë së tij pa ndonjë pengesë që të indikojë atë çka e dallon nga funksioni i kënaqësisë në etikën tradicionale është pa rrezikuar atë që mund të kuptohet duke duke i bërë jehonë një gjykimi të pakontestuar si reminishencë e nocionit të kënaqësisë ku krijesa është e preordinuar për të mirat e saj dhe të psikologjisë të përshkruara në mite të ndryshme të dashamirësisë.

Kënaqësia në të keqen, de Sade përfaqëson hapin e parë të përmbysjes, ku Kant-i  si nxitës e shikon këtë në dritën e ftohtësisë që njeriu mban në vete, përfaqëson pikën e kthimit. Postulatet në Kritikën e Arsyes Praktike konkludojnë në alibinë e imortalitetit në emër të asaj që tejkalon progresin, hyjnoren dhe dashurinë, e domosdoshmëritë që e lejojnë objektin e ligjeve të fokusohet te inteligjenca duke humbur edhe funksionin e dobishmërisë që Kanti e definon atë. Lacan: Ndoshta dikush mund të thotë që ndryshimi është i përfshirë në nocionin e asaj që ka ndjenja të mira por që bën keq.

Ai feminiteti i përjetshëm nuk na relevohet neve – është i bërë mbi bazat e prekjes filologjike; nominalisht, idea që ka qënë e pranuar deri atëherë e cila ajo që ndjen mirësinë për të bërë mirë është e bazuar mbi homonimet që nuk janë të gjetura te njeriu (gjerman). Kanti na prezanton së parimi i kënaqësisë është ligji që të bën të ndihesh mirë, që ndryshe paraqitet edhe si mirëqënie. Në praktikë ky parim do të paraqiste subjektin në të njëjtën sekuencë fenomenologjike e cila determinon objektet e veta. Asnjë fenomenologji nuk mund të pretendojë një lidhje konstante me kënaqësinë.

Asnjë ligj i ndjenjave të mira nuk mund të shprehë subjektin e/i cila/i e vë atë në praktikë si ‘vullnet’. Natyra imperative e cila na paraqitet si kategorike në fjalë të tjera është e pakushtëzuar. (Kant me Sade – 64). Nëse merret në konsideratë paradoksi që është një moment në të cilën subjekti nuk ka më asnjë objekt që e nxitë ligjin ku nuk ka fenomen që tashmë ka kuptueshmërinë që derivon nga zëri në konshiencë duke u artikuluar në forma të maksimave në koshiencë duke propozuar rendin e një arsye-je praktike apo të vullnetit.

Maksima e cila e konstituon ligjin është domosdoshmërisht dhe i mjaftueshëm i të qënurit në testim nga arsye-ja praktike. Entiteti logjik që e forcon veten te çdokush rrallëherë është i vlefshëm në çdo rast. Verifikimi duhet të bazohet mbi të pastërten përmes arsyes praktike e cila tejkalohet nga maksimat e tipeve që e lejojnë deduksionin analitik. Këtu mund të parqitet domosdoshmëria për një themelim sintetik. Si rrezik i disa irrelevancave Lacani e ilustron më maksimat e Babait Ubu: “Jetë të gjatë Polonisë, nëse nuk ka Poloni, atëherë nuk ka Polak” – ndërkohë që shpjegimi analitik këtu është i pakundërshtueshëm është e dukshëm që Polakët gjithmonë janë të njohur për rezistencën e tyre të pashoq. Këtu ballafaqohemi me atë që Kanti e shpreh në keqardhjen e tij se asnjë intuite nuk ofron një objekt fenomenal në përvojen e ligjit moral. Askush nuk shqetësohet për faktin se nëse një ëndërr pa ëndërr tregon një lidhje të përafert me realen që të merret si tregues e të njëjtit lloj në hedhjen e tekstit të situatës historike. Fakti që deduksioni në Kritikën e Kantit është se ai na përgatitë për çdo gjë, kundrejtë asaj është për të dalluar racionalen nga lloji i arsyes nuk është më ndërtuese në një modalitet konfuz te patologjia. Me këtë e dimë së për çfarë shërben dhe se humori na tradhton në funksion të superegos në komedi.

Anjë defacto i legjitimuar nuk mund të vendosë nëse maksima e tillë mund të marrë përsiper rregullin universal qëkur kjo maksimë realisht është e kundërta e gjitha defacto tashmë të legjitimuar. Më e mira që mund të demonstrohet është përgjithësimi nuk është universalizimi, konsideratat e mëvonshme te gjërat ashtu siç janë. Reciprociteti është një lidhje që është e kthyeshme qëkur është e vendosur përgjatë linjes që bashkon dy subjekte të cilat në pozicionin e tyre reciprok konsiderojne që kjo lidhje duhet të jete e barabarte. Është e vështirë të paraqitësh situatën logjike përmes pjesëve subjektive në lidhjen e tij më domethënien e tij edhe pse në të shumtën e rastëve mundet ose jo të merret në konsideratë ana fizike.

Çdo gjykim kundrejtë rendit social e cila mund të kurorzojë maksimat tona për çeshtjet si refuzimi i maksimave të karakteristikave të rendit të pranuar si filozofi universale morale që në kohërat e Kantit duke përfshirë arsyen praktike të pakushtëzuar. Nëse dy imperativët mes të cilave jeta morale mund të ngushtohet edhe nëse kapërcejmë hapa të jetës sonë duke u konkorduar me paradoksin sadist ashtu mbi veten dhe mbi të tjerët. Mirëpo imperativa morale nuk bën as më shumë as më pak qëkur urdhëresat kërkohen nga të tjerët. Përceptimi lakuriq që mund ta kapim këtu paraqitet si një parodi e universalitetit të dukshëm të detyres së depozituar që ishte e dizenjuar që të na prezantoje bipolaritetin mbi të cilat ligji moral është themeluar është as më shumë as më pak se një reference në subjekt i sjellë nga ndërhyrja e kuptimit.

Ndarja mes subjektit të shpallur dhe subjektit të deklaruar ligji moral nuk ka parim tjetër por ai duhet të jetë i hapur për të tjerët që mund ta udhëheqë veten në mistifikimin e parullës ‘Jetë të gjatë ….’. Maksima e de Sades është më e ndershme së ajo e Kant-it sepse së bashku më zerin e vet ajo zhvesh subjektin nga mbulesa e zakonshme. Subjekti i shpallur qëndron aty i palëvizur, për të vërtetuar këtë pikëpamje vetë de Sade vendos mbretërinë e parimit të tij; doktrinën e të drejtave njerëzore. Ai nuk mund të përdorë nocionin se asnjë njeri nuk mund të jetë pronë, ose në asnjë mënyrë prerogative, e një njeriu tjetër si pretekst për pezullimin e të drejtës së secilit për të gëzuar atë, secili në mënyrën e vet. Kufizimi që ai i qëndron këtu nuk është edhe aq i dhunshëm si parim. Liria e tjetrit është kufizimi im. Rijetesa e Epitektit në eksperiencën sadiste (Lacan) për të reduktuar kënaqësinë në mjerim si pasojë e efektit që paraqitet si pengesë, e tërë kjo e trasformon në një neveri. Propozimi që vullneti  duhet të monopolizohet pasi që tashmë ka udhëtuar në një rend për të vendosur veten një thelb të subjektit duke e ofenduar modestinë e saj. Lidhja mund të justifikohet kur justifikimi është i domosdoshëm para së të merret parasysh pohimi i subjektit në vendin e tjetrit.

Nëse kënaqësia me preventivat e veta është sepse ajo varet mbi ato që qëndrojnë të tjetri vetëm që të shfuqizojnë pak e nga pak të patolerueshmen. Kështu që liria duket e tmerrshme. Sipas Kantit e cila mungon në eksperiencen e moralit, objekti në rend që të garantojë vullnetin në implementimin e ligjit është i detyruar të largohet nga gjëja në vete. Por objekti në të vërtetë që e gjejme në eksperiencen e de Sades e cila nuk është më e paarritshme dhe ndërkohë është e shfaqur si qënia në botë ruan perde të asaj që është trancedentale. Për këtë objekti është i ndarë nga subjekti.

Edhe pse në kohërat e saj të hershmë psikoanaliza ka qënë e lidhur me zerin e ndërgjegjies te psikoza, pikëpamja e Kantit tregon çdo determinim të estetikës transcedentale edhe atëherë kur nuk dështon së shfaquri në fryrje të rastësishme në vellon fenomenologjike. Ai zëri edhe pse në dukje i çmendur obligon idenë e subjektit ku objekti i ligjit nuk duhet të sugjeroje keqdashjen nga ana e zotit të vërtetë. Krishtërimi ka mësuar njerëzit t’i kushtojnë vëmendje të kënaqësia që ofron zoti, Kanti e bën të pëlqyeshme vullnetarizmin e Ligjit për sigurinë e ligjit ku qëndron ataraxia e stoikëve. Fantasia e de Sade-s ka stukturë të tillë që atë mund ta takojmë përsëri në të ardhmën, në objektin e dhënë. Kur kënaqësia nguroset në objekt ajo shnërrohet në një fetish të zi në të cilën mund ta njohim formen që ishte ofruar në një kohe dhe vend të dhënë e cila qëndron edhe në kohen tonë. Kjo është ajo që bëhet kur ekzekutuesi në sadizem prezenca e tij reduktohet në një instrument. Mirëpo fakti është se kënaqësia e ekzekutuesit bëhet fikse aty ku duhet të bëhet qenie apo mish dhe në rastin konkret skllave e kënaqësisë. (vazhdon…)