subscribe
Teatër në Parlament. Mirditoria qanë, klithë, rënkon, por nuk tha asgjë që ne nuk e dimë!

Opinione

Teatër në Parlament. Mirditoria qanë, klithë, rënkon, por nuk tha asgjë që ne nuk e dimë!

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 20:06
Rugova Dunisha

Shpërtheu rrjeti nga shpërndarja e kësaj video
Të them të drejten mua nuk më preku aspak, madje, madje mu duk qesharake, qesharake deri në neveri. Po të degjoja dicka më melodramatike edhe ndoshta do kisha ndjeshmeri . Por as lotete e sajë në foltore nuk më preken , as zëri i përdredhur nuk më preku , as përsëritjet e frazave gati në ulërim nuk më prekën. Nuk jam e pa ndjeshmë, por përpara syve kisha një shfaqe të keqkompozuar, une e shoh çdo ditë  atë që u tha aty.  Nuk i kuptoj këto ndjenjat TEJ HUMANE të ndjekësve, që e përplasen pa nji pa dy , në profilet e tyre heroinën nga fshati. Kjo nuk ishte ndonjë shpikje që Rigerta solli para nesh, kjo është drama që e takon cdo dite , pa shkuar në MIrditë , mjaftonë të shikoni andej ngado që shkoni. Ju e dini shumë mirë që,  rruga as deri në Bathore nuk shkon , e jo më në Mirdite, ju e dini shumë mirë që gjatë gjithë verës skeni pasur ujë veç kur bie shi, ju e dini shumë mirë që Kristina dhe Kozeta në lagjen tuaj nuk shesin vezë por shesin mënd , ndersa sotë janë të prekuar nga fjalimimi i fshatarës së diplomuar në Itali. Ju e dini shumë mirë që të pashkollet janë të papunë e të punsuari pashkolle. Ju çdo ditë merrni mirsjellje nga kamarjeri dhe përbuzje nga shërbimi publik , ju e dini shumë mirë që hani domate me hormone , dhe Kristina i ka bio , por përseri nuk ia blini asajë……. Po atëher pse qani , shprehni adhurim , admirim , marrëzi pas një fjalimi medioker ?!

Ajo normalisht që di të flas bukur, ndaj ka mbaruar dy fakultete, ju i dini ato që tha, madje i dini edhe më mire se ajo dhe përseri nuk keni vuajtur , qare, apo ndjer ndonje ditë nevojën për të reaguar. Po sot çfarë keni?! Nesër përsëri do merreni me Albi Nakon, Linda Rei , do e harroni fjalimin mallëngjyes të Rigertës.
Askush nga ju nuk do i blej qumshtin e Kristinës, as vezet , as mishin e kecit  të Rigertës . Fshati po do e shoh me adhurim, ne do e shohim të CmendinA, lOTI VU, etj si këto. Altin Basha nuk do i bëj ofertë për portokalli, se përseri solli FLORIN aty Elma Dorezi nuk do e marre për role në shfaqet e sajë as Basha nëçader, se ska me çader as Rama në Ministri, se aty ka Lindita Nikolla
Lali Eri edhe po , por se ka ne administrim mirditen….e vetmia shpres mbetete Vera Grabocka e Alketa Vejsiu…. Ato kanë gjithmonë në vend për çdo X
PS: asgje Përsonle , Rigerta përsonifikon fenomenin