subscribe
I dashur Niko Dhales, nuk jam e sigurte, nese ndiehesh me shume grek a shqiptar

Opinione

I dashur Niko Dhales, nuk jam e sigurte, nese ndiehesh me shume grek a shqiptar

Nga: Alda Butka Aliçka Më: 14 shtator 2017 Në ora: 20:51
Alda Butka Aliçka

I dashur Niko Dhales ! Te dua akoma me shume sot, qe bertite “Rrofte Greqia !” Me buzegaz e me dashuri , ti ke degjuar e duruar edhe babain tim, edhe mua duke thirrur “Rrofte Shqiperia!” E ke bere dhe vete 100 here neper hartimet e tua..E keqja nuk i vjen askujt dhe asnje vendi nga fjala “rrofte”.

Une e gezova atdheun tim e te te pareve te mi, me ato, qe mundi te me jepte. Ti, nuk e pate ate mundesi. Atdheu im, ty te dha ca te mira vegjelie e rinie, Atdheu yt, me dha mua , atehere kur ikem nga syte kembet, pak ngrohtesi , pak liri dhe pak buke. Ishte si atehere, ne kopesht, qe hipnim mbi karrige, per te pare paaaaak me shume.

Une i dua greket, edhe pse nje dite , nje mikja ime e re, nga Athina, me tha “Alda, ti nuk dukesh fare si shqiptare”, duke menduar se po me bente qejfin.

Ti i do shqiptaret, edhe pse ke degjuar ndonjehere “uuu greku i dreqit”.

Kam buzeqeshur kur dikush me ka thene “do te te ngrihet stergjyshi e gjyshi nga varri mooooj”… Jo ! Ata nuk deshen te prishej Greqia, ata deshen vetem te behej Shqiperia..

Nuk jam e sigurte, nese ndiehesh me shume grek a shqiptar. Si s`me ka shkuar mendja te pyes vajzat e mia: Arielen, Erin a Jolen ? Po Areklis kingu ç`thote ?

Nuk do ta dua me pak Greqine pas “oxi”t, sepse pastaj jam e detyruar te te duroj ty, kur te me shash Sali Berishen a Ilir Meten .

Urrej komunizmin, por njekohesisht, kam bindjen time, qe asnje force politike, nuk vjen ne fuqi ne kete gadishull, qe ia nderruan emrin sa here deshen, nga copat e letrave me ngjyra qe futim ne, neper vrima kutish…

Si shqiptare qe jam, nuk rri dot pa futur hundet ne punet e komshiut : Sa mire beri qe dha doreheqjen ai Varfuci a Varoufakis, a si e ka ! Varfucin vune per financat ata ore ?

Eeeeh, sa per kenget, dihet, qe te dyve, na pelqejne italianet…

As te besoj fare, kur thua , qe fjalet e dashurise, na i thenke ne frengjisht. Mire ti i thua, po ku i ngjisin Neviles ashtu ?! Po mua pse me ke thene vetem: ” te kam xhan” dhe “t’u bofsha une ty” , kur ne te dy dime dhe greqisht, dhe frengjisht dhe italisht ? Po Areklisin pse e le te mesoje ç’gjuhe te doje e ç’ gjuhe t’ i duhet per ne Europe dhe nuk e detyrove te mesoje greqisht ?

Kur shkruajte “fjalet e keqia vijne vetem shqip”, une, qe te njoh aq mire, nuk u ngaterrova si te tjeret. Menjehere e kuptova qe e kishe per “llafet e pista”. Edhe mua, edhe mua. Ne i mesuam rrugeve te Tirones sone. Ato njisin vetem n`tironcshe ! Po nuk e mushe gojen me thone “t`qifsha nonen !”, aty t`njelet sikleti, nuk e qit dot…hahaha.

Iu thashe atyre, qe kishin marre inat: “Nuk e shihni qe dhe “Rrofte Greqia”, e ka shkruajtur shqip ” ?

Te dua shume çuno. “Zito i Elas!”, qofte edhe vetem per nje arsye : qe te me gezohesh ti, o tironsi im !