subscribe
Gramoz Ruçi Kryetar Kuvendi, poshtërim e gjunjëzim i Partisë Demokratike dhe gjithë shqiptarëve!

Opinione

Gramoz Ruçi Kryetar Kuvendi, poshtërim e gjunjëzim i Partisë Demokratike dhe gjithë shqiptarëve!

Nga: Endira Bushati Më: 11 shtator 2017 Në ora: 07:49
Endira Bushati

Gramoz Ruçi nuk mbiu dje!
Që nga 1990 është një nga eksponentët kryesorë të PPSH, sot Partia Socialiste!
Ai është personi që ruan, ngjiz, konservon strukturat e PPSH, sot PS! Është historia, arkiva e trashëgimia e asaj partie që kurrë nuk na e “fali” Rrëzimin e Komunizmit!
Është pika e orientimit e gjithë atyre që akoma sot kanë bustet e Enverit në shtëpi, nostalgjikë idiotë të një sistemi gjakatar!

Dhe për këtë, është e kuptueshme që çdo kryetar i PSsë duke ia njohur rëndësinë, e ka vlerësuar gjithmonë!

Por, Rama nuk u mjaftua me vendosjen e tij thjesht deputet apo kryetar të grupit parlamentar…

Jo!

Ai e promovoi ish Ministrin e Brendshëm të diktaturës, njeriun përgjegjës të 2 Prillit 1991 në karrigen nr. 2 të Republikës së Shqipërisë!

Ka diçka perverse e mizore në këtë zgjedhje!
Ai mund ta emëronte Ruçin ministër, qoftë dhe të mirëqënies sociale…

Por, Rama zgjodhi ta emëronte në krye të institucionit më të lartë të Republikës, si mesazh që Rrëzimi i kastës së tyre në 1990 ishte thjesht një gabim apo keqkuptim, që shqiptarët e ndreqën në 2017….

Por, dhe që Partia Demokratike, dështoi, u shpërbë, nuk ka më as kartën morale të antikomunizmit, humbi misionin e vet historik…

Dhe teksa, demokratët, të zhgënjyer e të ndërgjegjshëm se faji që shqiptarët “amnistuan” Ruçin&Co bie kryesisht mbi ta, të dërrmuar nga rezultati i zgjedhjeve 2017 dhe joentuziastë nga një Kryetar që nuk frymëzon, pritën, që gjithsesi reagimi i Partisë së tyre për emërimin e Ruçit të ishte i ashpër, i idhët, i prerë….

Bojkot (minimumi) siç me zgjuarësi bëri LSI…(dje PD na tha përmes deputetëve rishtarë që Ambasada SHBA e bojkotoi si asnjëherë seancën….pse jo në një linjë me SHBA???)

Por…3 vota, 3 deputetë të PDsë na dhanë dhe një tjetër grusht turinjve….

Oh, janë shitur me dhjetra herë deputetë të çdo krahu, për ndonjë ligj, për ndonjë tender, qoftë dhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës…

Por, që një deputet i PDsë të votojë Ministrin e Diktaturës (që gjithsesi do të zgjidhej), duke poshtëruar e shkelur me këmbë palcën e genin e PDsë, nuk është thjesht e rëndë, është Gjëmë!

Por, gjithsesi nuk është faji i 3 deputetëve!

“Lista Fituese” po nxjerr fitimet e para: kush ka dhënë, tani do të marrë….

Gjëmë është Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike!

Lulzim Basha ka kryer një krim jo vetëm ndaj Partisë Demokratike, por ndaj Shqipërisë e shqiptarëve….të cilët sot janë më pa shpresë se kurrë, më të pambrojtur se kurrë, më të papërfaqësuar se kurrë ndaj Klikës Rama dhe klientëve të tij….

Lulzim Basha sot, nuk ka një version zyrtar: ishte manipulim votash, blerje votash, apo thjesh rrjedhje….

Siç nuk ka akoma një version përfundimtar e zyrtar mbi Marrëveshjen e Natës së 17-18 Majit: ishte sukses apo dështoi? Apo të presim se ndërkohë vazhdon…????

Siç nuk ka akoma një version përfundimtar e zyrtar nëse zgjedhjet e 2017 u blenë, u manipuluan apo thjesht i humbëm..???

Siç nuk ka akoma një version zyrtar se mbi ç’kriter politik e statutor u ul e shkruajti i vetëm në mesnatë (sigurisht) Listën Fituese….

Dhe…premton opozitë të fortë….duke marrë para nga Zamiri, shkelur syrin Vjollcës, sjellë ëmbël me Fevziun e ndenjur si “çun i mirë” ndaj Ramës….

Lulzim Basha nuk është E Keqja vetëm e Partisë Demokratike!

Lulzim Basha është sot Ortaku i Edi Ramës në zhvatjen dhe poshtërimin e shqiptarëve!