subscribe
Isha ikë, pa thënë lamtumirë

Opinione

Isha ikë, pa thënë lamtumirë

Nga: Kimete Berisha Më: 10 shtator 2017 Në ora: 20:51
Kimete Berisha

Qe sa më doli gjumi

M'u paska ba ftyra brumë, m'u paska ajë prej nervozës t'djeshit.

Sa andrra sa gazepi, tuj zhdryp Kimetja zbathur shkallëve të një banese të madhe diku në Tiranë, prej nga shihej shtëpia e bardhë dhe pa kulm e Kadri Veselit.

Në vend m'u ngjit najherë n'ato shkallë t'ngrëna dreqit, më kaloi jeta tuj zhdryp.

N'hyrje t'vjeshtës, e kam zanat, mërzitem dhe gjithmonë pyes 'A del për m'u pranvera'.

Ashtu qysh e pritke Ramushi dje Beogradin, 
Jemi tuj prit na me pshtu prej se jemi lind!

T'kujtohet lufta e sakrifica. Çka kena hjek. A është e mundur more o Zot 'Heroi' me ulë veten e Kosovën kaq poshtë prej lakmie.

Kur e shkatërron veten prej lakmsë (që është mëkati numër një dhe burimi i të gjitha krimeve njerëzore), paramendo qysh është në gjendje me na sakrifiku neve.

T'ishit kanë bile t'ri, kishim thënë 's'dinë'. Se, fati (dhe gratë, qysh ka thënë Makiaveli) gjithmonë është në anën e të rinjve dhe ju ka hije t'rinjve edhe kur lakmojnë.

E qita një kafe turke, po du me pi, me pas kush ma kqyrë fallin me pa a po m'del rrugë. 'Isha ikë', prej këtuhit n'sekond. 
Kurrë për njerëz si na s'ka m'u bë mirë.

P.S. Ju ndoshta jeni shumë t'mirë, por efekti i 'mirësisë' suaj na ka qit n'depresion.

As nana jem Jo, veç Vetëvendosja (ndoshtaaa) kish mujt me m'bindë mos me lshu vendin. 
Jo pse janë 'të mirë', por pse janë 'të rinj'.