subscribe
Jeta nuk është kompromis, është dashuri, art dhe vetbesim!

Opinione

Jeta nuk është kompromis, është dashuri, art dhe vetbesim!

Nga: Jehona D. Gashi Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:57
Jehona D. Gashi

Pëshpëris vjedhurazi me zë frike,ngadal ngris zërin sa marr forc të mos ndaloj mes britmave të mijra vashave që me t'drejte burrnie s'ka vend per fjalët e tyre. Vendosa me vendos për madhështin dhe guximin qe kanë por që papritur i'u ndalohet se janë femra.

Nuk ka gurë më të fort sa ka zemra t'gurta.Nuk ka fuqi ma t'madhe sa ka mendje t'prishuna.Nuk ka ëndërra ma shumë sa ka shtypje,maltretime e pa barazi.
Sa herë bie fjala barazi thonë:Për çfarë barazie e ke fjalën,ju keni drejta më shumë sa duhet!Thonë ka ardhë koha qe gruaja me e ngas veturen a burri veç shikon si frikacak,gruaja komandon burrin se s'ka ma burra,gruaja është ba zot shpije se burrat kan vdek,gruaja del n'qytet pa e pyet burrin e e sheh tu llaftue mes dhjetra grash tjera se as ato tjerat s'kan burra,gruaja merr guximin me ngrit zërin se tash besa po i frigohen ligjit burrat.Përpara âsht kan ma mirë i nij do zëra që pa dashur ma luajn gjakun e m'bajn me u pendue se jam tu jetu ende në një shekull kur fjala barazi mbetet veç fjal.

Po pra,dasht e pa dasht zëri i femrës ka me qenë shtylla që njerzt kanë me u varë prej saj.S'ka me pas za mashkulli që do t'mund me mposht fuqin e femrës e veçanarisht n'kohen tone,n'vendin tone...âsht fjala për femrat e vendit tim.E këtij vendi ku mentaliteti është ende n'pikën më të ulët të mundshme. Duhet punë me u vetëdijësu.M'vjen turp ku edhe vetë femrat i ndëgjoj tek sa thonë s'guxoj prej burrit.Pse çka asht burri?A mos han njeri!Jo edhe aj është qenie njerzore,edhe ai ka me gjet mirëkuptimin veç duhet me guxu me ngrit zërin tand edhe me qenë e pa tundshme ndaj kërkesave që i'a bën vetës. Mjafton qëndrueshmëria ndaj fjalëve që flasim,besimi dhe mirëkuptimi kan me mposht çdo padrejtësi që ka me i kap familjet a ne vet si njerëz që jemi.

Sa duhet kohë? A duhet ta lëm kohën të ik thuajse ne jemi veç trupa,apo të bashkpunojm më të si natyrë e përbashkët që jemi t'krijuar.Koha ecë edhe ne bashkë me të.
Diskrimini gjinor është një nga çeshtjet më të përfolura por kurrë të zgjidhshme.

Unë i përkas një bote që kam të drejtën time,të lexoj kur dua e ç'ka dua,të ha po ashtu,të ëndërroj a të fle,megjithatë të flas.I'a them botës idet a mendimet që jo rrallë herë shumë kush më kundershton.Dhe a dini se ç'ka më thonë:Le bre ti kap shkruj najsen se ju artistat jeni pak te hallakatun! Nuk më vjen shumë mirë për ketë,megjithse prap se prap nuk hesht.Jo çdo kush ka fatin të i përkas botës hyjnore të artit.Unë e dashuroj atë,madje çmendurisht! Arti nuk njeh njeri,aty çdo njëri është zero,aty çdo njëri ështê një apo dhjetë ku ta di.Aty njeriu njeh vetëveten,artisti.

Pse jam femër s'kam drejt të shkruaj ah?! JO po thonë se s'ka fitim nga kjo,edhe ti je femer s'ke pse shkrun,aty jo dashnia jo t'u vujt,s'ka hajr...Unë fitoj njerëz të dashur,qetësin që më jep të shkruarit s'më jep njeri.Unë dashuroj çdo varg,janë gjëja e vetme që unë krijoj pa më thënë njeri,vijnë pa i obliguar kush.Prindërit më forcuan dashurin që kisha për shkrime,ata bashk me mua dashuruan shkrimet e mija,pa nënqmuar se jam veç një femër.Madje mrekullohem kur ndëgjoj babin të thot:jo unë nuk ndërroj vajzen për tanë djemt e botë.Kshtu duhet dhe lutem të thonë të gjithë prindërit.

Kur bëjëthirrje m'thonë se kush merr parasysh fjalën tënde.Por unë prap bëjë s'ka djal a vajz,ka fëmijë.Çdo prind që arrin me lexu ketë shkrim e lus t'i përkah fëmijet pavarsisht profesionit apo hobit që kan.Përkrahja e familjes është motiv.Shtylla ma e fort e moralit është ndërgjegjia e pastër,andaj duke mos bërë dallime patjetër që ndërgjegjia e pastër do pushtoj botën.Jemi një,s'ka dallim!

Paqe!