subscribe
Eurovizioni po troket, Shqipëria në renditje të favorshme në radhën e performancave!

Muzike

Eurovizioni po troket, Shqipëria në renditje të favorshme në radhën e performancave!

Më: 4 prill 2018 Në ora: 17:12
Eugent Bushpepa

Eurovizioni është më pranë se kurrë. Datat 8, 10 dhe 12 maj do të përcjellin emocione për të gjithë fansat e festivalit europian, ndërsa fokusi këtë vit do të jetë i drejtuar në Lisbonë. Mes tre shqiptarëve konkurrent këtë vit, kemi mësuar se Eugent Bushpepa do të këndojë natën e parë. Por, i sati është në radhën e performimeve?

Nuk do të na duhet të presim gjatë, pasi Shqipëria do të përfaqësohet e treta në renditjen mes 37 vendeve. Tashmë, të gjithë jemi njohur jo vetëm me këngën, por edhe me klipin e ‘Mall’, që deri më tani ka rrëmbyer vëmendjen e një pjese të mirë të publikut. Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale, e veçanërisht në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube. Shpresojmë që kjo renditje të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë në rezultatet finale.

Duke marrë parasysh pritjen e këngës nga vendet e huaja, me siguri Eugenti do t’ia dalë të rrëmbejë edhe një vend të favorshëm, përpos zemrës së publikut. Plot emocion këtë vit, Eurovizioni!

Komentet
comments powered by Disqus