subscribe
Ky është super këngëtari i ri Mahir Azizi!

Muzike

Ky është super këngëtari i ri Mahir Azizi!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:20

Ai është nga Gostivari dhe ka 10 vite që merret me muzikë, ndërsa ka 3 vite që muzikën e ka kthyer në profesion në mënyrë më cilësore duke marrë pjesë në koncerte e festivale. Ky është Mahir Azizi që ditëtve të fundit ka sjellë një cover mjaft të bukur që po pritet mjaft mirë, kënduar më herët nga Emin Aliu me titull “Khehu bir te nëna”, ky spikat mjaft bukur me zërin e tij, por edhe një temë aktuale siç është ajo e gurbetit. Mahiri përveç se këndon bukur ai edhe vallzon mjaft bukur ku që 10 vjet është pjesë në shoqërinë kulturore aristike. Kujtojmë se artisti ka edhe shpërblime por edhe pjesëmarrje mjaft të mira si këngëtar, ku në Shkodër ka marrë dy herë çmime në festival, ndërsa ka përfaqësuar shqiptarët e Maqedonisë me këngë dhe instrument foklorik në festivalin e madh ndërkombëtar në Ankara të Turqisë. I ri në moshë por me plot talent shumë shpejt do të kthehet në një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

Komentet
comments powered by Disqus