subscribe
“Je e shëmtuar, si lopë”, ja si reagon Fifi pas mesazheve negative

Muzike

“Je e shëmtuar, si lopë”, ja si reagon Fifi pas mesazheve negative

Më: 8 janar 2019 Në ora: 14:30

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi, është një ndër artistet më me pak komplekse.

Si femër e kolme që është, ajo shpeshherë kritikohet për peshën. E për t’i thënë stop bullizmit, kantautorja ka postuar një video në llogarinë e saj në “Instagram”, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Beautiful”, nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula.

Me anë të kësaj videoje, Fifi ka reaguar kundër të gjithë atyre që e kanë quajtur të trashë, të shëmtuar dhe e kanë krahasuar me lopën. “Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bulizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë!”, shkruan kantautorja bashkëngjitur me videon. 
https://www.instagram.com/p/BsWstVgnMLK/?utm_source=ig_web_copy_link

Komentet
comments powered by Disqus