subscribe
Naser Berisha publikon këngën e re, tekst real dhe i fuqishëm

Muzike

Naser Berisha publikon këngën e re, tekst real dhe i fuqishëm

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 21:42
Naser Berisha

"Paradox" kështu quhet kënga më e re ardhur me klip nga artisti unik Naser Berisha. Jo vetëm muzika që i flen 100 përqind stilit të tij, apo imazhi në klip, djali i artistit por mahnitesh teksa dëgjon teksa dëgjon tekstin me një temë super aktuale. Klipi sapo është lansuar dhe ia vlen ta ridëgjoni këngën. Ja dhe teksti i këngës ku artisti fuqishëm ngren zërin për gjendjen social-ekonomike në vend.

Paradox

Ditë me diell, dhe bie shi!

n`vendin tim gjysem diktaturë!

Shfletoj jeten   qe me se njoh 

As une sjam ai qe kesh dikur

 

Shikoj njer’zit, shoh fantazma

Ndër gurëvarre marrin thua,

Sorrat përmbi përmendore,

Dhe pastaj m’glacojnë dhe mua!

Ref:

Mjeku bëhet kamerier,

kamerieri  këshilltarë,

arkitekti  shet gazeta,

Kasapi behet gazetarë!

Askush s’mirret me punë t’veta!

me nuk ka mbet asnje coban

gjithe diten pijne machiato,

bejne sefa e plan s`kane

......      

Nje ftyrthat m`ofrohet prane

s’me shikon dot, e thot qe cigare

Sa e njohur m’është kjo f’tyrë,

Po ky më mësoi në abetare!   

Pertej rruge, një njollë tjetër,

F’tyrë e njohur, dikur  artist,

M’thot’: „S’jetohet më prej artit,

F’mijt’ donë bukë, tash jam taksist!“

Komentet
comments powered by Disqus