subscribe
Toto Riina vjen nga UNAX & GJYSHI & Roli Rolling (+355)

Muzike

Toto Riina vjen nga UNAX & GJYSHI & Roli Rolling (+355)

Më: 12 maj 2018 Në ora: 17:10
Toto Riina

Zakonisht jemi mësuar që para sezonit veror të jemi të bombarduar nga këngët ritmike dhe videoklipet provokative. Një këngë që po bën diferencën është pikërisht kënga "TOTO RIINA", këngë kjo e kënduar nga UNAX x GJYSHI x ROLI ROLLING (+355).

Kjo është këngë 100 përqind Rep dhe përmes tekstit shumë domethënës ata kanë depërtuar shumë shpejt tek publiku shqiptar. Edhe pse ata jetojnë jashtë vendit muzika që ata bëjnë ka bëre që të jenë më afer se kurrë me vendlindjen. Kënga "Toto Riina" premierën ekskluzive e ka pasur në kanalin më të madh muzikor në trojet shqiptare në ArkivaShqip, kanal ky me mbi 2 milion ndjekës. Përndryshe Roli Rolling është nga Burreli mirëpo jeton në Angli.

Me muzikë është marrë që nga mosha 17 vjeçare. Ai është anëtar i grupit +355 dhe ajo çfarë e bën të veçantë artistin në fjalë është fakti që për tekstet e këngëve Roli Rolling përkujdeset gjthmonë vetë.BS

Komentet
comments powered by Disqus