subscribe
Met Elshani akuzon Mozzikun edhe për vjedhjen e këngës “Ti Amo”

Muzike

Met Elshani akuzon Mozzikun edhe për vjedhjen e këngës “Ti Amo”

Më: 20 prill 2018 Në ora: 11:10
Getinjo e Mozzik dhe label-it ‘On Records’

Qysh prej orëve të para të mëngjesit rrjetet sociale po vërshojnë nga komentet e akuzat në mes dy vëllëzërve Getinjo e Mozzik dhe label-it ‘On Records’.

Gjithçka nisi në momentin kur dy producentët Zzap dhe Chris e fshin klipin ‘Madam’ të Mozzikut nga kanali Youtube, me arsyetimin se reperi ua vodhi këngën atyre.

Por nuk mjafton me kaq, edhe menaxheri Met Elshani, sapo postoi një video në llogarinë e tij Instagram, në të cilën shihen Mozzik, Getinjo, reperi Veysel, Zzap dhe Chris duke kënduar refrenin e këngës ‘Ti Amo’.

Ndryshe ‘Ti Amo’ u lansua nga Mozzik pas largimit të tij nga label-i dhe erdhi në bashkëpunim me reperin gjerman Veysel, bashkëpunim që rezultoi tejet i suksesshëm.

Komentet
comments powered by Disqus