subscribe
Ariana Grande rikthehet me këngë emocionale

Muzike

Ariana Grande rikthehet me këngë emocionale

Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:54
Ariana Grande

Ariana Grande është rikthyer me projektin e saj të parë muzikor që nga sulmi terrorist me bombë që la të vdekur 22 persona në afërsi të koncertit të saj, ne Manchester Arena në maj të 2017-ës.

“No Tears Left To Cry” aludon tek sulmi, përderisa flet edhe për optimizmin e koncertit të saj për bamirësi “One Love”, që e kishte mbajtur vetëm dy javë pas sulmit.

“Nuk ka lot për të qarë. Kështu që unë po dashuroj, po jetoj, po mbledh veten” janë disa nga vargjet e kësaj kënge.

Producenti i kësaj kënge është  Max Martin, ndërsa në fund të videos shihet një bletë, që është simbol i Manchester, si homazh për qytetin.

Komentet
comments powered by Disqus