subscribe
Taylor rikrijon këngën “September”

Muzike

Taylor rikrijon këngën “September”

Më: 14 prill 2018 Në ora: 06:41
Taylor Swift

Taylor Swift sapo e publikoi një version akustik të këngës “September” të Earth, Wind & Fire, për çka po merr lavdërime nga kompozitori!

Këngëtarja 28-vjeçare e publikoi regjistrimin e saj të ri si një ndër këngët e saj në Spotify.

Taylor më parë është takuar me anëtarët e EWF kur ata ia prezantuan çmimin e Albumit të Vitit për “1989” në ceremoninë Grammy të vitit 2016.

Alle Willis, bashkë-krijuesi i “September”, foli për revistën Billboard rreth “cover-it” të ri të këngës.

“September ishte hiti i parë dhe kënga ime e preferuar, në të cilën kisha fatin të isha pjesëmarrës në krijim”, tha Willis. “Taylor Swift është qershia absolute në krye”.