subscribe
IRMG do të bëjë “boom” në skenën e repit botëror

Muzike

IRMG do të bëjë “boom” në skenën e repit botëror

Më: 8 prill 2018 Në ora: 10:20
Andrin Kaufmann, i njohur si Melloirmg dhe Florion Salihi, i njohur me emrin Crackirmg.

Grupi IRMG i njohur shqiptaro-zviceran kanë paralajmëruar se me 15 prill do të publikojnë këngën e tyre më të re "The Forgotten Mixtape".

Po  ashtu, IRMG pritet të bëjë “boom”, siç mëson “Bota sot” nga burimet e afërta me grupin pas katër muajve do të publikojnë pesë projekte të reja, të cilat mund të blihen Spotify, Apple Music, Google Play, Tidal etj...., të cilat janë prodhim i Melloirmg  dhe Crackirmg.

Image

Ndryshe, grupi IRMG  përbëhet nga dy reperët Andrin Kaufmann nga Zvicra, i njohur si Melloirmg dhe shqiptari Florion Salihi nga Gjilani i njohur me emrin Crackirmg.

Grupi IRMG bashkëpunon me DJ e njohur TheDlyfeShow i cili ka bërë muzikë së bashku me fytyrat më eminente të repit botërorë si Def Jam A&R, DJ i Ja-Rule, Jay-z dhe shumë artiste tjerë.

Gjithashtu, IRMG kanë  bashkëpunuar me artisa të ndryshëm botëror  sikurse Lil Hollëood(YMCMB), Rob Cash(Kill all Rats/Terror Squad, Swissivory (Real Dreams) e shumë artisë të tjerë.

Ndryshe, këngët e IRMG tashmë kanë zënë pozita të ndryshme nëpër  radiostatione të ndryshme, sikurse ajo e "Grindin Radio" të Las Vegasit , në Nevada.

Po ashtu, ky grup i krijuar në vitin 2009 tashmë kanë krijuar labelin e tyre dhe tashmë kanë edhe koleksionin e tyre të veshjes.     

 
Komentet
comments powered by Disqus