subscribe
Çaji lehtëson dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Mjekesi alternative

Çaji lehtëson dhimbjet gjatë ciklit menstrual

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Dhimbja nga menstruacionet shihet si pjesë normale e të qenit grua apo vajzë, mirëpo në fakt nuk do të duhej të ishte kështu.

Dhimbjet gjatë ciklit janë forma përmes së cilës trupi u tregon se diçka nuk është në rregull. Qoftë stresi i përditshëm apo diçka më e ndërlikuar, në shumicën e rasteve kjo është diçka që mund të trajtohet.

Ka mënyra nga më të thjeshtat që të kujdeseni për veten në ato ditë të muajit, një ndër mënyrat më të preferuar për lehtësimin e dhimbjeve është pirja e çajit.

Nxehtësia e çajit do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe do të lehtësojë dhimbjet. Çaji kamomil është ndër ata që ndihmon në qetësimin e trupit dhe mendjes.