subscribe
Smoothie me fruta për t’i larguar kilogramët e tepërt

Mjekesi alternative

Smoothie me fruta për t’i larguar kilogramët e tepërt

Më: 5 maj 2018 Në ora: 06:51
Smoothie

Smoothiet e mëposhtme janë shembulli perfekt se frutat mund të jenë sa të shijshme, aq edhe të shëndetshme.

Thjesht zgjidheni një smoothie dhe digjni disa kalori.

Këto smoothie janë ideale që të konsumohen si vakt mëngjesi ose darke, pasi kjo është koha më e mirë që ju të merrni përfitimet nga përbërësit e shëndetshëm që përmbajnë dhe njëkohësisht të shkrini dhjamin..
Shijojini!

Smoothie me agrume

Përbërësit:

1 portokall

1 mandarinë

¼ e limonit

Pak gjethe menteje

Përgatitja:

Qërojini portokallin, mandarinën dhe limonin duke ua larguar farat në mënyrë që të largoni shijen e hidhur.

Përzieni të gjitha në blender (mikser elektrik) duke shtuar gradualisht gjethet e mentes.

Smoothie me mollë dhe dardhë

Ju duhen dy molla dhe një dardhë. Largoni pjesën e mesit, copëtoni mollat dhe dardhat në kube. Përzieni të gjithë në blender (mikser elektrik).

Pjeshkat duhet të jenë mjaft të pjekura, në mënyrë që të largojnë aciditetin e mollave.

Smoothie me shalqi

Pijet me ngjyrë interesante dhe efekt flladitës janë ideale për nxehtësinë e verës.

Ju nuk keni nevojë t’i largoni farat, thjesht copëtojeni shalqirin dhe vendoseni në blender (mikser elektrik).

Nëse dëshironi, shtoni pak kanellë ose gjethe menteje.

Smoothie me pjeshkë

Ju duhen dy pjeshka të pjekura dhe gjysmë filxhani luleshtrydhe.

Pastroni pjeshkat dhe luleshtrydhet dhe vendosni në blender (mikser elektrik) në mënyrë që të krijoni një masë kremoze.