subscribe
Smoothie me spinaq për më shumë energji

Mjekesi alternative

Smoothie me spinaq për më shumë energji

Më: 30 prill 2018 Në ora: 11:48
Smoothie

Mëngjesi shtë shumë i nevojshëm pasi iu plotëson me energji.

Që të mos e neglizhoni dhe të mos humbisni shumë kohë është e preferueshme të konsumoni një lëng të shtrydhur. Me anë të një smoothie do të merrni shumë vitamina dhe minerale për shëndetin tuaj.

Ju rekomandojmë smoothie me spinaq, dhe perime të gjelbra.

Përbërësit

1 filxhan spinaq gjethevogël

½ filxhan kastravec, i qëruar

1 kërcell selino, e prerë

1/2 banane, e prerë në copa

½ filxhani copa ananas, i freskët ose i ngrirë

Një gotë kos pa yndyrë (mund të shmanget)

3 – 5 kuba akulli (opsional)

Përgatitja

Hidh spinaqin, kastravecin, selinonë dhe 1/2 filxhan ujë në përzierësin elektrik. Gradoje në maksimum aparatin dhe përzieji përbërësit sa të bashkohen.

Shto bananen, ananasin, kosin dhe kubat e akullit (nëse përdor). Përzieji sa të krijohet një masë kremoze dhe të krijojnë fluska të vogla.