subscribe
20 minuta stërvitje, magjike për shëndetin tuaj mendor

Mjekesi alternative

20 minuta stërvitje, magjike për shëndetin tuaj mendor

Më: 30 prill 2018 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Të ushtrosh për 20 minuta në ditë redukton rrezikun për t’u bërë me depresion deri në një moshë të shtyrë.

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish, duke përfshirë ekspertë nga King’s College në Londër, zbuloi se njerëzit me nivele më të larta të aktivitetit fizik kishin norma më të ulëta të depresionit më vonë në jetë, pavarësisht faktorëve të jetesës si mosha, pirja e duhanit dhe indeksi i masës trupore (BMI).

Studimi, që përfshin më shumë se 250,000 njerëz dhe u botua në gazetën amerikane të Psikiatrisë, zbuloi se depresioni mund të parandalohej duke mbajtur të arsyeshme – pa marrë parasysh se ku ndodheshin pjesëmarrësit.