subscribe
Aspirina efektive tek njerëzit vuajtës

Mjekesi alternative

Aspirina efektive tek njerëzit vuajtës

Më: 30 prill 2018 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Humbja aksidentale e më të dashurve, gjithnjë rezulton me vuajtje të rëndë e cila në shumë raste sjell dhe deri tek ndonjë atak në zemër.

Por, sipas hulumtimit të fundit, përdorimi i një aspirine pas humbjes së një të dashuri tuaj, mund të zvogëlojë rrezikun e vuajtjes së një sulmi në zemër.

Në 24 orëshin pas humbjes së një personi tuaj të rëndësishëm, rreziku që ju të keni një sulm në zemër rritet për më shumë se 20 herë për shkak të stresit të lidhur me pikëllimin.

Ndërsa bazuar në dëshmitë e mëparshme se aspirina mund të zvogëlojë shumë faktorë të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, hulumtuesit nga  Universiteti i Arizonës hetuan nëse konsumimi i një ilaçi kundër dhimbjes mund tiu sjellë dobi njerëzve vuajtës.

Gjetjet zbuluan se njerëzit që morën aspirinë kishin nivele më të ulëta të faktorëve të rrezikut të zemrës, si dhe simptoma depresive dhe u rikthyen në gjendjen e mëparshme nga humbja që pësuan.