subscribe
Muzika para gjumit është e mirë për shëndetin

Mjekesi alternative

Muzika para gjumit është e mirë për shëndetin

Më: 29 prill 2018 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Përveçse na qetëson, na bën të lumtur dhe na motivon në palestër, muzika është e mirë dhe për shëndetin kur dëgjohet para fjetjes. Kjo për shkak se është dëshmuar edhe shkencërisht që muzika sjell përfitime të pabesueshme shëndetësore.

Sipas studiuesve gjermanë, kujtesa mund të stimulohet përmes tingujve të transmetuara në mënyrë të sinkronizuar gjatë gjumit. Në një studim të botuar, studiuesit shpjegojnë eksperimentin e realizuar nga ekipi kërkimor me 11 vullnetarë.

Pjesëmarrësit mësuan përmendësh një listë fjalësh para se të shkonin në shtrat. Natën e parë, grupin e zuri gjumi duke dëgjuar tinguj të sinkronizuara me ritmin e trurit të tyre. Natën tjetër, ata dëgjuan tinguj pa asnjë ritëm të veçantë.

Përfundimi: vullnetarët mbajtën mend me lehtësi fjalët e mësuara natën e parë, ndërsa të dytën jo. Shpjegimi sipas studiuesve gjermanë është sinkronizimi mes tingullit dhe valëve të emetuara nga truri, i quajtur oscilacione nervore gjatë gjumit.

Më poshtë keni disa nga të mirat e tjera shëndetësore që sjell dëgjimi i muzikës para se të flini, gjëra të cilat do t’ju bëjnë ta dëgjoni këngën e preferuar çdo natë para gjumi.

Dëgjimi i muzikës para gjumi e përmirëson kualitetin e gjumit

Zvogëlon stresin

Rrit disponimin

Rrit nivelin e përqendrimit

Përmirëson kujtesën

Normalizon shtypjen e gjakut

Përmirëson funksionin e sistemit të imunitetit.