subscribe
Roboti-gjarpër gjen burimin e ujit të ndotur

Mistere

Roboti-gjarpër gjen burimin e ujit të ndotur

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 23:52
Roboti - gjarpër

Sipas të dhënave të Institutit Pacifik çdo ditë në botë hedhen më shumë se 2 milionë tonë bërllok.

Hulumtuesit zviceranë po luftojnë kundër ndotjes së mjedisit dhe kanë shpikur robotin-gjarpër, i cili do të parandalojë ndotjen e ujit, transmetojnë mediat botërore.

Roboti-gjarpër quhet Envirobot dhe është i gjatë më shumë se një metër dhe përfshin disa module të veçanta.

Qëllimi i moduleve është i dyfishtë. Secili prej tyre ka një motor të vogël elektrik, i cili i mundëson robotit të notojë sikur gjarpri i ujit. Po ashtu, secili segment ka edhe sensor unik për mbledhjen e të dhënave të ndryshme dhe matjeve, në mënyrë që të mundësojë kryerjen e të gjitha testimeve të ujit, transmeton KosovaPress.

Njëri segment bën matjen e parametrave të përgjithshme si temperatura, shkalla e pH-së dhe kualiteti i ujit. Segmentet tjera bartin bakteret dhe stacionet e peshqve.

Sipas nevojës mund të shtohen edhe module tjera dhe roboti krijon rrugën vetanake në ujë për të gjetur burimin e ndotjes.